'Çështja e shtetësisë në SHBA drejt një vendimi final', Sina: Pritet vendim me ndikim të gjerë për emigrantët

18:50, 19/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në Syri Dixhital me moderatoren Dori Daka, gazetari Beqir Sina direkt nga New York ka komentuar zhvillimet më të fundit në politikën e emigracionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ndalur veçanërisht te nisma e presidentit Donald Trump për kufizimin e të drejtës së shtetësisë automatike për fëmijët e lindur në territorin amerikan.

Sipas Sinës, kjo çështje është kthyer në një nga betejat më të forta politike dhe ligjore në SHBA, pasi prek drejtpërdrejt një nga parimet themelore të Kushtetutës amerikane – dhënien e shtetësisë në bazë të lindjes.

Ai theksoi se vetë presidenti Trump ka ndërmarrë një hap të pazakontë institucional, duke ndjekur personalisht në Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara seancën për çështjen “Trump vs Barbada”, një veprim që sipas tij tregon rëndësinë dhe peshën politike të këtij vendimi.

Gazetari nënvizoi se sipas draftit të ri të propozuar, çdo lindje pas datës 20 shkurt 2025 nuk do të garantojë më automatikisht shtetësinë amerikane, duke sjellë pasoja të drejtpërdrejta për shumë familje emigrantësh, përfshirë edhe shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni.

Ai shtoi se kjo praktikë, e ndjekur ndër vite nga familje që udhëtonin me viza për të lindur në SHBA dhe për të siguruar një të ardhme më të lehtë për fëmijët, tashmë vihet seriozisht në pikëpyetje.

Në këtë kontekst, Sina theksoi se vendimi përfundimtar pritet të merret më 1 korrik nga Gjykata Supreme, një moment kyç që mund të ndryshojë rrënjësisht politikat e emigracionit dhe të ndikojë drejtpërdrejt edhe komunitetin shqiptar në SHBA. 

Deklarata e plotë:

"Siç e theksuat edhe ju në fillim të emisionit kjo është një lëvizje e presidentit Trump, i cili nga angazhimet kryesore që ka pasur dhe nga ato kartat kryesore për ardhjen në pushtet ka qenë emigracioni, pra emigracioni i paligjshëm.

Dhe në kuadrin e kësaj, pavarësisht të gjithë atyre gjërave që kanë ndodhur deri tani, gjërat më të rëndësishme kanë qenë këto të pikat e emigracionit, siç ishte ajo e 26 marsit, kur Shqipëria u përfshi në 75 vendet që ju ndaloi hyrja.

Por nga më të rëndësishmet kanë qenë edhe disa pika të tjera dhe një ndër këto është edhe kjo e 1 prillit të 2026.

Më 1 prill 2026, presidenti Donald Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë drejt Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ndoqi personalisht seancën e argumenteve gojore për çështjen Trump versus Barbada.

Ky ishte një moment historik, se për herë të parë që presidenti shkon vetë për këtë çështje. Pra, për t'i kushtuar një rëndësi të madhe asaj që thatë edhe ju pak më përpara, lidhur dhe me atë që prek edhe shqiptarët në këtë çështje, siç ësht lindja së fëmijëve dhe marrjes së pashaportës direkte nga lindja e fëmijës.

Pra, ajo është një pikë që po diskutohet më tepër dhe më 1 korrik është edhe ajo, është afati i përfundimtar, kur gjykata e përgjithshme, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të marri vendimin që do të kalojë apo nuk do të kalojë ky ligj.

Shkon të dëgjojë seancën dëgjimore në gjykatë. Kjo tregon që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkon vetë në Gjykatën Supreme për të dëgjuar seancën dëgjimore rreth këtij amandamenti.

 Pra, është një nga amandamentet më të diskutueshme prej vitesh, jo vetëm nga Donald Trump, por edhe nga presidentët e tjerë. Por ka qenë shumë e vështirë dhe për të ndërhyrë për këtë.

Por, presidenti që ka marrë vendimin për të ndërhyrë dhe për ta ndaluar, prej 20 shkurtit të vitit 2025, të gjithë sipas draftit të ri që ka, rezolutës së re që ka paraqitur presidenti Donald Trump, të gjitha lindjet që janë prej nga 20 shkurti i vitit 2025 e këtej, nuk do të njihen më me pashaportë automatike.

Pra, kjo vështirëson edhe procesin, edhe për disa familje, familje shqiptare dhe familje patjetër të shqiptarëve nga Kosova dhe shqiptarëve nga të gjitha trevat, të cilët kanë ardhur këtu gjatë vitit 2025, pasi siç dihet, në këtë kontekst është edhe ligji për marrjen e vizave të shqiptarëve, e cila është 10-vjeçare.

Dhe mbase ka shumë nga ata që kanë pasur vizën dhe këtu kemi të bëjmë me ato familje që kanë preferuar që lindjen e fëmijës së tyre brenda kuadrit të vizës ta bëjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke marrë pashaportën amerikane, që më vonë pastaj përkthehet ose tjetërsohet në pashaportë familjare, mbasi fëmija rritet, kërkon edhe bashkimin e familjes.

Pra, prej nga 20 shkurti 2025, ky proces është i ndaluar derisa të merret edhe vendimi përfundimtar i Gjykatës Supreme".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco