Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ritheksuar se opozita do të vazhdojë me protestat paqësore, të cilat ai i cilëson si formën më efektive të kundërshtimit politik.
I pyetur nga qytetari mbi qëndrimin e opozitës përballë tensioneve gjatë protestave, Berisha u shpreh se strategjia paqësore mbetet themelore për veprimin e opozitës.
“Përballja më eficente që u dhemb më shumë atyre është përballja jonë paqësore. U garantoj për këtë,” deklaroi ai, duke shtuar se kjo qasje kërkon durim dhe këmbëngulje.
Sipas tij, protesta paqësore përbën një forcë të madhe politike dhe shoqërore, e cila do të vazhdojë deri në arritjen e objektivave të opozitës.
“Do durim dhe persistencë, sepse qëndrimi ynë paqësor është forcë e madhe,” tha Berisha.
Deklarata e plotë:
Agron Prendi: Ne për protestë paqësore dhe narkopolicia agresive ndaj protestuesve paqësorë. Deri kur zoti Berisha me këtë qëndrim pasi dihet se kriminelët me uniformë e kanë origjinën komuniste?
Sali Berisha: Përballja më eficente që u dhemb më shumë atyre është përballja jonë paqësore.
U garantoj për këtë.
Do durim dhe persistencë se qëndrimi ynë paqësor është forcë.
Forcë e madhe. I tmerron.
Tmerron Edi Ramën.
Ndaj dhe le të persistojmë ne gjer në fitore.
© SYRI.net