Në protestën e pasdites së sotme ka pasur përplasje të forta mes policisë, qytetarëve dhe deputetëve të opozitës.
Shumë prej tyre kanë përfunduar në spital për shkak të lëndimeve të marra nga gazi lotsjellës.
Luçiano Boçi, Klevis Balliu, Aulon Kalaja dhe shumë protestues të tjerë janë transportuar drejt urgjencës për të marrë ndihmë mjekësore.
Këto momente janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe disa prej tyre janë përdorur nga deputetë të PS-së për t’u tallur me dhunën e ushtruar ndaj tyre.
Për këtë, sigurisht, “rekordin” e mban deputetja e Fierit, Zegjine Çaushi, e cila, në reagimin e saj të radhës, ka shpërndarë një video të deputetëve të opozitës të lënduar gjatë protestës dhe ka ironizuar duke shkruar:
“Ma këpute shpirtin, o bukurosh! Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun, se Belindi bën kot si i mërzitur”, shkruan Zegjine Çaushi.
Para se të tallet me njerëz të lënduar në protesta, Zegjine Çaushi duhet të kërkojë një konsultë me një psikolog.
© SYRI.net