Skandaloze: Policët që dhunuan protestuesit paraqiten si të lënduar në spital, dalin nga furgoni pa asnjë shqetësim

22:46, 17/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një skenar i turpshëm është përsëritur mbrëmjen e sotme nga krerët e Policisë së Shtetit, të cilët kanë instruktuar policët që dhunuan barbarisht qytetarët që të shtiren si të lënduar në protestë. Pasi i kanë grumbulluar në një furgon dhe i kanë nisur drejt spitalit, ku të pranishme janë edhe kamerat e të gjitha mediave, duket qartazi që policët zbresin të qetë dhe pa asnjë lëndim nga furgoni dhe futen me vrap në ambientet e spitalit për t’u regjistruar si statistikë lëndimesh.

Shfaqje të tilla dëshmojnë qartë se dhuna e ushtruar ndaj qytetarëve është një skenar i mirëfilltë kriminal, që nuk ka asnjë pikë të përbashkët me ligjin dhe zbatimin e tij në demonstrata paqësore. Policia e shtetit është sjellë sonte në një mënyrë të paprecedentë ndaj protestuesve paqësorë. Të gjitha pamjet dhe skenat janë transmetuar live në media dhe në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco