Pamje të ngjashme me skena rrëmbimi janë parë në protestën e sotme pranë xhamisë. Ndërsa Syri Tv ishte live një efektiv policie tenton të kapë për krahu një protestues i cili nuk po bënte asgjë në ato momente, thjesht ishte mes protestuesve.
Mëkati i vetëm i djalit ishte thjesht se kishte kapuç në kokë.
Tentativa dështoi pasi i riu reagoi menjëherë duke bërë pas ndërsa në ndihmë i erdhën protestues të tjerë dhe deputeti Bledion Nallbati.
Situata për pak sekonda ishte vërtet e nderë dhe shkoi dhe deri në përplasje fizike.
Policia ka vendosur dy kordonë policor pranë xhamisë dhe nuk lejon protestuesit t’i afrohen Kuvendit.
© SYRI.net