Aksioni opozitar dhe protesta e 17 prillit ishte fokusi i takimit të Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, me kolegjin e kryetareve. Gjatë fjalës së tij lideri i opozitës akuzoi kryeministrin Edi Rama përdori 83 mandatet e krimit për të bllokuar drejtësinë ndaj familjarëve dhe qeveritarëve afër tij. Sipas kryedemokratit, mbrojtja që kreu i qeverisë i ka bërë edhe dosjes Balluku ka bllokuar edhe raportin IBAR, pa të cilin nuk mund të ketë mbylljet të kapitujve të negociatave për tu integruar në Bashkimin Europian. Duke u ndalur tek rritja e çmimeve dhe kostos së jetesës si pasojë e pastrimit të parave Berisha kërkoi angazhim nga strukturat e Partisë Demokratike dhe reagim qytetar.
Video SYRI TV
Lideri i opozitës Sali Berisha mblodhi këtë të hënë në seli kolegjin e kryetarëve, me në fokus aksionin opozitar dhe proetstëhn e 17 prillit. Gjatë fjalës së tij para demokratëve, Berisha u ndal tek mbrojtja që qeveria i bën korrupsionit përmes atyre që i cilëson mandate krimi në Kuvend, duke sjellë si pasojë bllokimin e raportit të IBAR për Shqipërinë, që është kyç për mbylljen e kapitujve të negociatave.
Berisha tha se Rama ka bërë përpjekje e lobime për votimin e raportit, por numri i vendeve që refuzon ta votojë atë sa vjen e shtohet. Një tjetër pengesë për integrimin, sipas kryedemokratit, është edhe projekti anti kombëtar Rama - Vuçiç
Nuk la pa komentuar edhe aferën korruptive 4 mld euro me portin e Durrësit, të cilën e cilësoi si grabitjen më të madhe në histori
Berisha u ndal edhe te rritja e çmimeve dhe kostos së jetesë, ku denoncoi se rritja ekonomike vidhet nga qeveria dhe klientët e pushtetit
Krydemokrati denoncoi propagandën e medieve të qeverisë, që sipas tij janë vënë në shërbim të regjimit
Përballë kësaj situate Berisha thotë se e vetmja zgjidhje janë protestat, ndaj u kërkoi demokratëve mobilizim për 17 prillin.
Po kështu lideri demokrat apeloi strukturave për organizim total në çdo hapësirë të vendit, duke theksuar si prioritet, anëtarësimet e reja në PD.
© SYRI.net