I ftuar në studion e ‘Çim Peka Live’ në Syri TV, analisti Anri Bala bëri një analizë mes kryeministrit aktual Edi Ramës dhe Sali Berishës. Bala thotë se pavarësisht se Rama ka 4 mandate resht, Berisha mbetet një figurë më e rëndësishme historike për shkak të arritjeve të tij transformuese për vendin. Ndërkohë sfida e Ramës është të hyjë në librat e historisë.
Anri Bala: "Në një bisedë mes miqsh po diskutonim kush janë njerëzit më të rëndësishëm në Shqipëri. Miku im më argumentoi se njeriu më i rëndësishëm në Shqipëri për momentin, para Ramës, është Berisha". Pse është Berisha? Sepse Berisha është njeriu që solli pluralizmin, një. Është njeriu që futi Shqipërinë në NATO"
Çim Peka: Kush e tha këtë?
Anri Bala: Po nuk ka rëndësi ta them emrin pastaj, po më pëlqeu logjika. Sot mund të themi që njeriu i rëndësishëm Është Berisha. E futi Shqipërinë në NATO, liberalizimi i vizave. Sot Rama mund të duket si një njeri i rëndësishëm, por 100 vjet më mbrapa, kur të mos jemi ne, do harrohet se nuk do e kujtojnë nëpër libra që ka pasur katër mandate qeverie. Prandaj sfida e Ramës është ta fusë Shqipërinë në BE, se s'ka asnjë datë me e fut në librat e historisë, se Rama nuk ka ambicie katër apo pesë, për mendimin tim i duken njësoj.
© SYRI.net