Kryeministri Edi Rama po përpiqet të fajësojë opozitën për bllokimin e negociatave pavarësisht se vendet kryesore europiane po kundërshtojnë miratimin e raportit IBAR për Shqipërinë për shkak të mbrojtjes që shefi i mazhorancës i bëri Belinda Ballukut. Gjatë një takimi në Vlorë, Rama shpalosi ambicien e tij për pushtet absolut ku deklaroi synimin për fitoren e të gjitha bashkive në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Video Syri Tv
Ndërkohë që negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian janë bllokuar për shkak të mbrojtjes që Edi Rama dhe deputetët e tij i bënë kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Belinda Ballukut, Kryeministri po përpiqet që të transferojë fajin te opozita për mos-mbajtjen e premtimit të tij kryesor, anëtarësimin e vendit në BE brenda vitit 2030. Në përpjekje për të demonizuar opozitën për një proces, i cili varet tërësisht nga qeveria, Rama solli një shembull qesharak që lidhej me miratimin e ligjeve të integrimit. Ai akuzoi opozitën se nuk i ka votuar këto ligje në Kuvend por më pas shtoi se as ai vetë nuk kishte qënë në dijeni për urgjencën që kishte miratimi I këtyre ligjeve.
Deklaratat e Ramës rrëzohen nga qëndrimet e Komisionit Europian, të cilët në asnjë moment nuk kanë përmendur opozitën si penguese të procesit të integrimit ndërkohë që vetëm pak ditë pas refuzimit të kërkesës për imunitetin e Ballukut, disa nga vendet anëtare bllokuan miratimin e raportit IBAR, që është kyç për mbylljen e kapitujve.
Numri i vendeve anëtare që kundërshtojnë miratimin e këtij raporti u rrit javët në vazhdim dhe aktualisht janë 9 vende të cilat kanë ngrirë këtë proces jetik për të ardhmen e anëtarësimit të Shqipërisë. Asnjë prej këtyre vendeve nuk ka ngritur asnjë pretendim ndaj opozitës, por shqetësimet e tyre kryesore kanë qënë ndër të tjera, mungesa e shtetit të së drejtës dhe mbrojtja e korrupsionit.
Gjatë takimit në Vlorë, Kryeministri Rama shpalosi ambicien e tij për pushtet absolut. Ai deklaroi synimin e tij për fitoren e të gjitha bashkive të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
© SYRI.net