Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Pasi na ktheu mbrapa në vitin 1978, lajthit autokrati elektoral Rama, vjell llum kundër opozitës

Pasi na ktheu mbrapa në vitin 1978, lajthit autokrati elektoral Rama, vjell llum kundër opozitës

19:26, 13/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Patronazhistët kanë nisur të habiten këto ditë pasi po shohin mes tyre Edi Ramën.

U bë kohë që ai po shkon nëpër disa takime me aktivistë dhe patronazhistë të përzgjedhur për t’u thënë se opozita është problemi më i madh i vendit.

I njëjti njeri, që kalonte nga forumi në forum, duke qëndruar më shumë në ajër me paratë e taksapaguesve shqiptarë, nuk ka dalë jashtë vendit që kur mori ultimatumin nga Brukseli për çështjen e Ballukut.

Prej muajsh, ai ka nisur një ofensivë kundër opozitës, duke lëshuar llum nga goja.

“Molotovarët i kemi mbrapa, përpara kemi sfidat. Janë specia e vetme që njeh Europa në aspektin e eksportimit të llumit nëpër Europë për të penguar sa të munden Shqipërinë. Këtë gjë nuk e them unë, e dëgjoj nga ata në Europë,” tha Rama sot përpara patronazhistëve në Vlorë.

Në fakt, Europa dhe Perëndimi jo vetëm po e izolon, duke mos i miratuar raportin IBAR, çka ka bllokuar efektivisht negociatat, por edhe e ka shpallur si autokrat elektoral.

Organizata prestigjioze V-Dem e përfshiu Shqipërinë e Edi Ramës në grupin e autokracive elektorale për herë të parë sivjet pas farsës elektorale të vitit 2025.

Sipas V-Dem, gjendja e demokracisë botë është kthyer si në vitin 1978.

Ndaj nuk është e habitshme kur thuhet se Edi Rama ka grumbulluar më shumë pushtet në dorë se paraardhësit e tij komunistë.

Historia përsëritet, thonë. Për vendin tonë po përsëritet në format më të këqija të sundimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco