Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Berisha: Teknologjia kundër mashtrimit, përdorni AI për të çmontuar propagandën e qeverisë

Berisha: Teknologjia kundër mashtrimit, përdorni AI për të çmontuar propagandën e qeverisë

16:19, 13/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë takimit me Kolegjin e kryetarëve dhe me koordinatorët e PD në qarqe, lideri i opozitës u bëri thirrje që të përdorin teknologjinë kundër mashtrimit qeveritar.

“Përdorni AI për të çmontuar propagandën e qeverisë”, tha kreu demokrat.

Berisha: Duhet të shkarkoni të gjitha AI-të. T'i shkarkoni, t'i keni në celular. ChatGPT-në, Cloud dhe Gemini. Ka nevojë. Ka një saktësi që rritet gjithnjë e më shumë. Sigurisht që ti ndonjëherë kanë halucinacione. Por ama ndihma e tyre është e jashtëzakonshme.

Ato aplikacione duhet t'i keni, në mënyrë që të kundërshtoni propagandën e shpifur, trillimet që bën. Jo, thotë ky, Evropa e ka hequr këtë. Kë ka hequr? Subvencionin e naftës. Evropa e tëra, asnjë vend në Evropë nuk është që nuk subvencionon naftën.

Përveç këtij, thashë një, një shembull. Po mund t'ju jap sa të doni shembuj të tjerë. Janë rritur thotë eksportet. Po si u rritën eksportet? Fut mallrat që shkarkohen në Durrës për Kosovën dhe që dalin në Morinë, i quajnë eksporte shqiptare. Në kohë kur ato i blejnë tregtarët e Kosovës. Po. Pra, Partia Demokratike ka nevojë urgjente për këto ndërhyrje, në mënyrë që të njohë një dimension të ri, një rivitalizim të ri dhe të ecë e sigurtë në betejën tonë. Shumë është arritur, prapëseprapë, për ta mbyllur, ne jemi shpresa e fundit dhe shpresa e vetme.

Komuniteti ndërkombëtar e bëri të vetën. Komuniteti ndërkombëtar qëndroi fuqishëm në rastin Balluku. Po kaq mund të bëjë. Ua them unë ju. Rezolutat, janë me rezolutat e partive simotra, Shqipëria është vendi më i ndëshkuar me shtatë rezoluta në 14 muaj.

Çdo dy muaj një rezolutë. Tani gjithçka, sytë janë drejt nesh. Se nuk vjen kush për ta për, për t’u marrë direkt me, në Shqipëri, jemi ne këtu. Ndaj dhe ne duhet t’ju justifikojmë. E rëndësishme është, shumë e rëndësishme është që ky tregoi se çfarë është.

Dhe të gjithë e kanë të qartë se e bëri se është vetë. Jo për Berishën, po e bëri se është vetë. Kjo, atëherë na përket ne. Na përket ne të vazhdojmë protestat tona, t’i diversifikojmë ato, të vazhdojmë betejën e shumëanshme. Asgjë s'përcakton më të ardhmen e kësaj partie sesa drejtimet që sot paraqita para jush dhe përpjekjet tona. Faleminderit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco