Lideri i opozitës, Sali Berisha e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar fermerët e Lushnjës në lidhje me subvencionimin e naftës.
‘Mashtrimi i hapur ndaj fermerëve në Lushnjë! Europa rrit subvencionet e naftës, Rama u thotë se janë hequr’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Kolegjin e Kryetarëve dhe koordinatorët e qarqeve.
Berisha: Çfarë u thoshte në Lushnje? Turp! Po kur s'ke turp, çdo gjë e bën. Europa u thoshte, nuk e jep më subvencionin e naftës. Ata dëgjonin fermerët. Të them unë një gjë. Absolutisht çdo vend i Bashkimit Europian e jep subvencionin e naftës. Po duhet të kesh paturpësinë më ekstreme të dalësh dhe t'u thuash atyre fermerëve, ndërkohë që të gjithë ata janë me celular, kontrollojnë në Google dhe kudo, se e ka hequr Europa tani. Ajo është, është tejkaluar dhe se do ta merrni naftën, kur të sillni faturën e asaj që keni shitur. Asnjë nuk e jep naftën për produkte të shitur. Jo! Produkti i shitur paguhet ka një, ka një, një subvencion tjetër. Ka subvencion tjetër. Nafta jepet për sipërfaqe. Për të mos thënë kaq e japin aq sa blejnë. Po, fatura e blerjes në pompë, ajo duhet. Sigurisht që s'mund të shkosh. Pra, e dëgjova aty domethënë, po më intrigant, më i turpshëm njeri nuk mund të bëhet, kryeministër. Dilte aty u thoshte atyre. Dhe ata në falimentim. Sepse janë të vetmit, fermerë, është puna më e vështirë, po janë të vetmit që fitimin e kanë më të vështirin. Më të mundimshmin. Dhe ky u thoshte se në Europë është hequr ajo tani. Nuk ka më. Po thoshte, do shkosh, do shesësh ti, do më sjellësh faturën dhe pastaj do marrësh kaq. Në një kohë kur, në një kohë kur Gjermania, e cila është mesatare në këtë drejtim, kaloi prapë, këtë vit e rriti, e rriti thuaja, kompensimin e naftës, e bëri sa, sa Franca dhe vendet e tjera që e kanë, e kanë të lartë. Jua thashë këtë, që ne duhet të bëjmë gjithçka, t'i kundërvihemi, por ne mjetet, mjetet të sigurta kemi, kemi, rrjetet tona sociale. Aty s'na pengon dot njeri.
© SYRI.net