Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

14:12, 13/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi reagoi ashpër në rrjetet sociale pas një aktiviteti të zhvilluar në Zogaj, ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u shfaq pranë zyrtarëve qeveritarë gjatë një ceremonie përurimi rruge.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi e cilësoi ngjarjen si ‘aktivitet tipik elektoral dhe propagandistik’, duke vënë në pikëpyetje praninë e kreut të Policisë në një event të tillë.

‘Ç'pune ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë në një përurim rruge, në një event elektoral, propagandistik të qeverisë?!’, shkroi deputeti, duke theksuar se Hita drejton ‘një institucion teorikisht të depolitizuar’ dhe se as Ministri i linjës nuk ishte i pranishëm.

Postimi i plotë:

Në një aktivitet tipik elektoral dhe propagandistik, me ato videot e bëra gati në montazhin e Edi Ramës, mediat dhe publiku u njohën me punën e madhe që po bëhej në Zogaj!

Ajo që bën përshtypje, është se në krah të Karakaçit e Koçiut, në atë ecjen me regji, në krah të tyre është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Pyetja është e thjeshtë: Ç’pune ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë në një përurim rruge, në një event elektoral, propagandistik të qeverisë?! Çfarë do aty Skënder Hita, kur nuk është as Ministri i linjës dhe drejton një institucion teorikisht të depolitizuar?!

Kjo që pamë sot nuk është rastësi. Është e qartë se kemi të bëjmë me një drejtues policie që më shumë se shërbëtor i ligjit dhe qytetarëve, është shërbëtor i qeverisë, i rilindjes dhe interesave të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco