Gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, hodhi akuza të forta lidhur me të ashtuquajturën aferë e “tigave lundrues”.
Blushi deklaroi se kjo çështje nuk lidhet me garantimin e furnizimit me energji elektrike, por është një skemë me prapavijë korruptive. Ai theksoi se konteksti i kësaj afere fillon që nga periudha kur ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ushtronte presion ndaj Partisë Demokratike.
Sipas Blushit, arsyeja reale e ndërmarrjes së kësaj nisme nuk ka qenë zgjidhja e një situate emergjente energjitike, por përfitimi personal dhe “shpërblimi” i ish-diplomates. Ai u shpreh se më pas, Yuri Kim është pozicionuar në kompaninë që lidhet me menaxhimin e këtyre strukturave energjetike.
Në deklaratat e tij, Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se qeveria nuk ka pasur asnjëherë si prioritet interesin publik apo garantimin e energjisë për qytetarët, por ka ndjekur, sipas tij, një agjendë klienteliste dhe korruptive.
Ai shtoi se pagesat që vijojnë për këto projekte janë, sipas tij, “shpërblime” për qëndrime të caktuara politike dhe jo investime reale në sektorin energjetik.
Blushi solli në vëmendje edhe raste të tjera ndërkombëtare, si ai i Charles McGonigal dhe Federica Mogherini, duke u shprehur këto modele janë përdorur në Shqipëri.
Blushi:
Jo ka një arsye tjetër, por ajo është arsyeja e vetme e kësaj çfarë ka ndodhur me të ashtuquajturën aferë e tegave lundrues. Mos të harrojmë kontekstin kur mori jetë kjo aferë. Dhe konteksti, ë, dua t'ju kujtoj, fillon nga oborri i Partisë Demokratike kur ish-diplomatja e korruptuar Yuri Kim kërcënonte demokratët se do të hanin bar. Dhe të mos harrojmë faktin që sot kjo ish-ambasadore e korruptuar është drejtoreshë e kompanive të tegave lundrues.
Me gjithë respektin për ekspertin në studion tuaj, ekspertin e nderuar, ky diskutim do të bëhej në raste qëllimi i marrjes së Tigrave do të ishte pikërisht, le të themi zgjidhja e një situate emergjente energjitike. Ndërkohë, arsyeja e vërtetë nuk ka qenë absolutisht garantimi i furnizimit me energji elektrike të shqiptarëve. Arsyeja e vërtetë ka qenë urgjenca e Yuri Kim për të lidhur një rrogë tjetër përveç asaj të diplomates, e cila më vonë u rrit me pozicionin e saj në këtë kompani, pra nga ish-diplomate, u bë drejtoreshë e kësaj kompanie. Dhe kjo shpjegon dhe arsyen që pse nuk u blenë tigrat, apo pse nuk u ndërtua teci, apo pse nuk u gjetën zgjidhje alternative të tjera.
Kjo zgjidhje u shpik thjesht e vetëm për të shpërblyer Yuri Kim për qëndrimet e saj armiqësore, jo ndaj opozitës, por ndaj popullit shqiptar. Kaq e thjeshtë është historia sepse ajo çfarë ndodhi më vonë pra, me largimin e saj nga diplomacia amerikane dhe pozicionimi qartësisht i saj si drejtoreshë e kompanisë që menaxhon dy tigrat, besoj i jep të gjithë sqarimin. Pra, Edi Rama nuk ka menduar kurrë dhe as e ka patur kurrë ndërmend të mendojë një zgjidhje alternative për t'i paraprirë një situate emergjente energjitike.
Është gjendur një formë për të paguar Yuri Kim për qëndrimet e saj armiqësore ndaj popullit shqiptar, jo thjesht dhe vetëm ndaj opozitës dhe kaq e thjeshtë është historia, këtu fillon dhe këtu mbaron historia dhe kjo është arsyeja pse pagesat për këto tigra vijojnë sepse janë pagesa shpërblime që jepen për qëndrimet armiqësore që kjo ambasadore, pjesë e mafies ndërkombëtare që ka agresuar në mënyrë konstante sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë, pjesë e interesave të mafies ndërkombëtare, janë shpërblime për qëndrimet e saj ndaj drejtuesve kryesorë të opozitës, ndaj Sali Berishës dhe ndaj Ilir Metës.
Këtu fillon dhe këtu mbaron historia. Gjithçka tjetër pastaj është një diskutim që mund të bëhej shumë mirë në një vend demokratik kur dhe qëllimi për të cilin do të, bliheshin këto tiga, do të ishte një qëllim i cili kishte thjesht e vetëm si target apo si qëllim kryesor interesin publik. Nuk ka qenë kurrë interesi publik qëllimi i marrjes së këtyre tigrave. Qëllimi i vetëm ka qenë qëllimi korruptiv dhe klientelist i Edi Ramës, i cili në bashkëpunim me Yuri Kim, shpikën një formë për t'i paguar ato qëndrime të cilat tani më dihet se çfarë qëndrimesh ka mbajtur kjo zonjë duke keqpërdorur funksionin e saj dhe për më tepër duke kompromentuar rëndë marrëdhëniet strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qoftë e vetëm për interes personal.
Sepse të njëjtat skema korruptive, shpërblimi për këta diplomatë të korruptuar, ne e kemi parë edhe në rastin e Charles McGonigal-it. I mbani mend ju akuzat e çetës së McGonigal në Tiranë që akuzonin Sali Berishën si agjent të Vladimir Putinit dhe nga ana tjetër përfitonin licensa hidrokarburesh. Të njëjtën skemë korruptive, e kemi parë edhe me rastin Mogherini. Në Kolegjin e Europës. Kampusin e studentëve me zemër, në zemër të Tiranës, një kampus që tani i detyron studentët nga Tirana të ikin në Durrës. Pra janë thjesht e vetëm manovra korruptive, është, është e tepërt çdo lloj diskutimi, a do të ishte më mirë të bëhej deci apo do ishte më mirë që këto të bliheshin. Nuk ka qenë kurrë qëllimi që as që të garantojë furnizimin 24/24 me energji elektrike, sikundër nuk ka qenë qëllimi që as kampusi i Tiranës të mbushej plot me, me studentë. Për më tepër në një qeveri që axhendë të saj thelbësore ka, më falni, shpopullimin e vendit kryesisht nga të rinjtë.
Tani ju mendoni që një qeveri që në axhendë ka shpopullimin e vendit nga rinia, po mendon të ndërtojë kampusin e e studentëve. Thjesht e vetëm i falin tokë publike Mogherinit, e cila përveç se duhet, është nën hetim nga drejtësia europiane, duhet të jetë nën hetim edhe nga drejtësia shqiptare.
© SYRI.net