Zgjedhjet ne Hungari, Shehu: Fitoi qendra e djathtë, konservatorizmi social, familja e Evropës së Bashkuar

Zgjedhjet ne Hungari, Shehu: Fitoi qendra e djathtë, konservatorizmi social, familja e Evropës së Bashkuar

10:11, 13/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Tritan Shehu/

Hungaria votoi për qendrën e djathtë, për partinë TISZA anëtare e PPE, për konservatorizmin social, familjen e Evropës së Bashkuar.

Tashmë që maxhoranca parlamentare e Magyar është “vulosur”, duke tentuar të shkoje drejt 2/3 të vendeve, duket se mesazhi për kahen evropiane të Hungarisë, ishte i rëndësishëm.

Magyar me kolonat e tij politike:

1- Lufta me korrupsionin si leitmotiv i fushatës.

2- Politikat ekonomike të Qendrës së Djathtë me taksat e ulta.

3-Forcimi i lidhjeve dhe rolit të Hungarise në BE, duke synuar edhe në reformimin e aparatit te Brukselit.

4-Qendrimi në linjat e konservatorizmit social.

Siguroi këtë fitore, duke konfirmuar rrugën evropiane të atij vendi të rëndësishëm edhe për Evropën vetë.

Por sidoqoftë duket se përballja me korrupsionin përbente kartën më të fortë politike të Magyar.

Qytetarët, me shumë të drejtë janë tejet të ndjeshëm ndaj korrupsionit.

Kjo ndoshta ndan shoqëritë e civilizuara nga anakronikët.

Shoqëritë ku mund te votohet lirë nga ato ku votimet manipulohen, si nën regjimin e Tiranës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco