Gazetari Çim Peka ka reaguar në lidhje me zhvillimet politike në Hungari pas zgjedhjeve të përgjithshme, ku kryeministri Viktor Orban humbi përballë opozitës.
Hapsira e rrjeteve sociale shqiptare u mbush me urimet për liderin e opozitës hungareze, ku çuditërisht, shumica vinin nga eksponentë të mazhorancës socialiste, që ‘vlerësonin’ se populli i Hungarisë, zgjodhi Brukselin dhe jo Orban.
‘Qesharakët’, - i quan Peka këta eksponentë në Facebook, që sipas tij, janë ‘të gjithë ata që përkrahën zgjedhjen e Belindës përpara Brukselit nga Rama, sonte urojnë popullin hungarez që gjoja paska zgjedhur Brukselin dhe jo Orban!’
‘Por, Orban nuk përdori krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet. Mbështetja nga Trump, Netanjahu, Meloni, LePen, nuk e ndihmuan dot Orban përballë korrupsionit të tij. Mjaftoi që zgjedhjet ishin të lira’, thekson Peka në reagimin e tij.
Postimi i plotë:
Qesharakët:
Të gjithë ata që përkrahën zgjedhjen e Belindës përpara Brukselit nga Rama, sonte urojnë popullin hungarez që gjoja paska zgjedhur Brukselin dhe jo Orban!
Kandidati i opozitës është po aq konservator, po aq anti-emigracion sa dhe Orban. Në shumicën e çështjeve janë njësoj. Hungarezët nuk votuan as për Ukrainën, as për Brukselin dhe as kundër Putin. Ata votuan kundër korrupsionit.
Por, Orban nuk përdori krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet. Mbështetja nga Trump, Netanjahu, Meloni, LePen, nuk e ndihmuan dot Orban përballë korrupsionit të tij. Mjaftoi që zgjedhjet ishin të lira.
© SYRI.net