Rishikimi i masës ‘arrest në burg’/ Hoxha: GJL e kishte mundësinë ta unifikonte një dekadë më parë!

10:07, 10/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë u mlodhën të enjten, më 9 prill për të marrë një vendim unifikues, i pari që nga reforma në drejtësi, me synim rregullimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, e cila prej vitesh është kthyer në normë dhe jo përjashtim në sistemin gjyqësor shqiptar.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, avokati Arbër Hoxha, shprehet se një hap i tillë, ndonëse i vonuar, mund të ketë një ndikim minimal në praktikë, duke mos sjellë ndryshimin e shumëpritur.

Problemi i mbi-përdorimit të masës “arrest në burg” nuk është i ri, thekson Hoxha, prej gati një dekade, kjo masë është bërë pothuajse e vetmja alternativë e zbatuar nga gjykatat, duke çuar në një situatë alarmante ku numri i të paraburgosurve tejkalon atë të të dënuarve.

Po sipas aavokatit, Gjykata e Lartë e kishte prej kohësh kompetencën dhe detyrimin për të ndërhyrë me një vendim unifikues për të frenuar këtë praktikë, por kjo mbledhje vjen me një dekadë vonesë.

Fakti që vendimi merret pikërisht tani, Hoxha ngre pikëpyetje mbi momentin dhe motivet e tij. Për më tepër, ai thekson se vendimi nuk sjell asgjë të re që nuk parashikohet tashmë në Kodin e Procedurës Penale, i cili përcakton qartë se “arresti në burg” duhet të zbatohet vetëm kur çdo masë tjetër sigurie konsiderohet e papërshtatshme.

Zgjidhja reale, thekson avokati Hoxha, do të kërkonte ndërhyrje më të thella legjislative dhe praktike.

Duhet thënë që pas vitit 2016 me reformën në drejtësi dhe 2017, kur ndryshuan edhe një pjesë e kodeve të procedurës penale, u futën disa institute të reja, u decentralizua prokuroria, sepse deri më 2017 ishte organ piramidal dhe gjithë të tjerat. Ky është vendimi i parë unifikues. Nuk është një problem ë që ka lindur dje, pardje apo para një viti që masat e sigurimit arrest në burg janë pothuajse e vetmja masë që jep gjykata. Sigurisht që numri i të paraburgosurve është më i madh se numri i të dënuarve dhe ky është një problem vetëm shqiptar, sepse nuk mund të krahasohemi me vendet e Bashkimit Europian, jo e jo, por as me vendet e rajonit si Maqedonia, Mali i Zi apo edhe Serbia nëse doni, sepse Kosova është shumë herë më lart në këtë raport. Pra, Gjykata e Lartë e ka pasur pothuajse prej një dekade që duhet të mblidhte dhe duhet të unifikonte ë praktikën në raport me masat e sigurimit arrest me burg.

Është po kjo qeveri që në vitin 2013 e ka bërë më të mprehtë këtë problemin dhe duke imponuar, le ta themi ndonjëherë edhe me forcë gjyqësorit shqiptar masën e sigurimit të arrest me burg, si e vetmja masë e cila dilte në kufijtë e ekstra procedurales dhe nuk shërbente më si masë shtrënguese për të garantuar hetimet, provat, rrezikshmërinë për të kryer moskryerjen një vepër penale po aq të rëndë ose më të rëndë ose t'i largohej, por si një mjet, le ta themi ekstra procedural për të ndëshkuar ato fenomene të cilat ishin të të të përhapura. Dhe kjo erdhi në kuadrin e viteve dhe u majis plaga dhe jemi në këtë pozicion. Pra Gjykata e Lartë duhet ta kishte bërë këtë punë, pra këtë mbledhje pothuajse prej një dekade. Fakti që mblidhen tani, kjo e vendos në pikëpyetje.

Dhe ajo që sot gjyqi ka një lloj paradoksi le të themi për çështjen konkrete, sepse në rast të parë ë gjykata e juridiksionit të përgjithshëm Lezhë për çështjen konkrete, ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg. Gjykata e Apelit e ka zbutur masën e sigurimit ë në arrest shtëpie. Prokurori i Apelit ka bërë rekurs. Tani ka dy gjëra, nëse do të pranohet ë rekursi i prokurorit të Apelit dhe më pas edhe pretendimet e prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme si përfaqësues në Gjykatën e Lartë, sigurisht që nuk do të kishte një përmirësim të situatës së arrestit me burg, por do të kishte një ashpërsim të situatës të arrestit me burg dhe logjika e do që të rrëzohet rekursi i prokurorit, kjo do logjika, dhe më pas Gjykata e Lartë të vendosë në hullinjtë që duhet të ishte me me kohë ë masat e sigurimit. Por patjetër që Gjykata e Lartë nuk thotë asnjë gjë të re në vendimin unifikues, sepse Kodi i procedurës penale e përcakton e zeza mbi të bardhë, në ato dispozita ku përcaktohen kushtet dhe kriteret e nevojave të sigurimit, praktikisht kodi e thotë që masa e sigurimit të arrest me burg duhet të jepet kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme. Pra, unë nuk besoj se do të thotë diçka të re gjykata e lartë.

Se sa do të ndikojë vendimi i Gjykatës së Lartë në ë uljen e masave të sigurimit të arrestit me burg, kjo ngelet për t'u parë. Në këndvështrimin dhe pritshmëritë e mia, do të ndikojë shumë pak, sepse ky, kjo lloj vendimmarrje e Gjykatës së Lartë, për mos rënë në përsëritje, nuk do të dalë mbi kodin. Kodi e thotë që duhet të jetë kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme, pra duhet të jetë përjashtimi dhe jo rregulli siç e, siç e kanë kthyer tani. Dhe nëse duan që realisht të ulin numrin e të paraburgosurve dhe nëse le të themi, shqetësimi do të ishte për qytetarët e Republikës së Shqipërisë që nuk i zë gjumi nga mëngjesi deri në darkë qeverinë, atëherë mund të kishte një qasje të ndryshme. Së pari duhet të ndryshojë kodi i procedurës penale, i cili ulte pushtetin diskrecional të gjykatës në caktimin e masave të sigurimit, pra për një sërë veprash penale ku rrezikshmëria e ulët e veprës penale dhe e autorit është e papranueshme që të rrinë me masë sigurimi arrest në burg. Së dyti kemi të bëjmë me një ligj i vitit 2016 për mbikqyrjen elektronike, i cili ekziston vetëm në letër, por nuk ekziston praktikisht, nuk ka një sallë të mbikqyrjes elektronike siç parashikon dispozita ligjore të këtij ligji, nuk ka ë byzylykët elektronikë të cilët mbikëqyrin në kohë reale vendndodhjen e personit dhe nëse do të zbatoheshin efektet e këtij ligji, patjetër që do të ulej ndjeshëm numri i arresteve në burg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco