Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka bërë thirrje që qytetarët të ngrihen në 17 prill për t’i thënë ‘Jo’ taskës Rama për naftën, pasi PS refuzoi të fusë në rend dite pr/ligjin e PD-së, i cili propozonte uljen e çmimit.
‘77 kartona kundër uljes së çmimit të naftës, për të mbajtur në fuqi haraçin që shkon për Edi Ramën. Vetëm kryengritja e ndal këtë sekt hajdut. Në dt. 17 prill përpara kryeministrisë!’, shkruan Noka në Facebook.
Postimi i plotë:
Partia e ‘Majtë’ e do çmimin në qiell.
77 kartona kundër uljes së çmimit të naftës, për të mbajtur në fuqi haraçin që shkon për Edi Ramën. Vetëm kryengritja e ndal këtë sekt hajdut.
Në dt. 17 prill përpara kryeministrisë!
Mbroni dinjitetin tuaj si qytetarë të këtij vendi!
Thuaji JO taksës Rama!
© SYRI.net