Nafta nuk ulet - Me urdhër të Ramës, PS refuzon të fusë në rend dite pr/ligjin e PD-së, e shtyn në 'kalenda greke'

12:29, 09/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Maxhoranca rrëzon kërkesën e Opozitës për të futur me procedurë të përshpejtuar pr/ligjet që kanë me qëllim uljen e çmimit dhe mbajtjen nën kontroll, si dhe mbështetjen për konsumatorët, ekonominë familjare dhe atë prodhuese.

PD kërkoi që ky pr/ligj të diskutohej sot në seancë por kërkesa u rrëzua me 77 vota pro.

“Kur do të diskutojmë ne për çështje të strukturës së çmimit të naftës? Kur kriza të ketë mbaruar dhe dëmi të jetë bërë? Kur fermerët të mos punojnë më tokat e tyre, kur ndërmarrjet tona t'i mbyllin prodhimin ekonomik, kur do të vijë kjo ditë apo kjo orë për shkak të procedurës që ne do ta konsiderojmë këtë? Unë mendoj që kemi të bëjmë me një emergjencë kombëtare. Është debat i vonuar. Është debat i vonuar. Kështu që çfarëdo lloj arsyetimi procedural nuk qëndron” tha Bozdo duke akuzuar maxhorancën se nuk ka vullnet politik për të ulur taksat.

Peleshi tha se pr/ligji do të diskutohej më 30 prill.

Debati ne kuvend

Eno Bozdo: Problemi kryesor sot i shqiptarëve që është çmimi i naftës dhe mënyrën se si qeveria e menaxhon atë, siç bën të gjithë qeveritë e tjera të rajonit, Evropës, të botës, është pikërisht tani. Zoti Balla, ju u referuat faktit që ishte në pamundësi për ta futur rendin e ditës. Por, kur keni pasur vullnet politik, meqënëse ra fjala tek Irani dhe rezoluta e Iranit, e keni futur në orën 12:00 të natës të një dite më parë, pa pyetur aspak opozitën, duke i kërkuar dhe opozitës ta votojë qorrazi atë gjë. Pra, këtu nuk është më çështje ka apo nuk ka kohë. Këtu është çështje a ka vullnet politik apo jo? A ka vullnet politik të ulim taksat e naftës? A ka vullnet politik të ndihmojmë ekonominë tonë familjare, të ndihmojmë ekonominë prodhuese? Ky është thelbi i këtij diskutimi që kemi sot. Sepse çfarëdo që të ndodhë me British Petroleum, me çfarëdo lloj çmimi ta sjelli ajo naftën, zoti kryetar, Shqipëria sot ka zero rezerva sigurie. Është në shkelje të angazhimeve ndaj NATO-s, në shkelje të direktivës së Bashkimit Europian, në shkelje të ligjit që ka të miratuar vetë, që në 1999-ën. Dhe çfarëdo lloj thotë kryeministri për një model të ri apo një model të vjetër të menaxhimit të rezervave, çështja është që nuk ka ku e mban, nuk kemi rezerva, zoti, zoti kryetar.

Dhe ky është thelbi i kësaj gjëje. Dhe mbi të gjitha, mbi të gjitha, kur do të diskutojmë ne për çështje të strukturës së çmimit të naftës?

Kur kriza të ketë mbaruar dhe dëmi të jetë bërë? Kur fermerët të mos punojnë më tokat e tyre, kur ndërmarrjet tona t'i mbyllin prodhimin ekonomik, kur do të vijë kjo ditë apo kjo orë për shkak të procedurës që ne do ta konsiderojmë këtë? Unë mendoj që kemi të bëjmë me një emergjencë kombëtare.

Është debat i vonuar. Është debat i vonuar. Kështu që çfarëdo lloj arsyetimi procedural nuk qëndron. Është vendimmarrje politike e mazhorancës për të mos diskutuar absolutisht asgjë që ka lidhje me çmimin e naftës. E theksoj dhe një herë tjetër, e ndërsa flasim, si në asnjë vend tjetër në botë, qeveria jonë po pasurohet nga çmimi. Po pasurohet nga ky çmim, se po fut në xhep atë që nuk i takon. Dhe nuk jep absolutisht për momentin asgjë mbrapsht. Këtë duhet t'i shpjegoni shqiptarëve, bashkë me faktin pse s'doni të trajtoni çështjen më të rëndësishme për ekonominë e tyre.

Niko Peleshi: Projektligji është parashikuar për në datën 30 prill, zoti Bozdo. Në kalendarin që sapo kaluam sot. Pra, bëhet fjalë vetëm për një javë diferencë.

Çfarë parashikon paketa ligjore PD?

– Uljen e taksës së qarkullimit në nivelin që ka qenë në vitin 2013,përpara se qeveria Rama ta rriste 4 fish;

– Aplikimin e modelit të “akcizës së ndryshueshme”, sipas praktikës së ndjekur nga Italia, ku teprica e TVSH-së nga rritja e çmimit të karburantit përdoret për uljen e akcizës,duke ofruar kështu një mekanizëm shumë të ndershëm dhe në dobi të qytetarëve.

Zbatimi i këtyre masave do të sillte një ulje të menjëhershme të çmimit të naftës, nga rreth 220 lekë/litër qe po shitet sot,  në të paktën 175 lekë/litër. Kjo do të ishte një ndihmë e madhe për qytetarët shqiptarë, të cilët sot përballen me vështirësi të rënda ekonomike për shkak të rritjes së çmimeve dhe mungesës së paketave mbështetëse nga ana e qeverise.

Nga ana tjetër, propozimi ligjor  trajton edhe menaxhimin e rezervave strategjike të naftës, të detyrueshme sipas standardeve të BE-së.

 Aktualisht, sipas deklarimeve publike, rezervat e naftës në Shqipëri mbulojnë vetëm 30 ditë, ndërkohë që standardi i BE-së bazuar në direktivën  2009/119/EC, kërkon mbulim për 90 ditë importe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco