Partia Demokratike kërkon që të rikthehen koalicionet parazgjedhore. Kërkesa është bërë nga Oerd Bylykbashi në komisionin e reformës zgjedhore. Bylykbashi tha se opozita kërkon rikthimin e koalicioneve sepse tij, në këtë mënyrë i japim dhe mundësinë partive të vogla për garuar por dhe për të rikthyer një standard demokratik në vend. Bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore kritikoi dhe nisëm e PS për referendumet.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha se shumica është e hapur për të diskutuar jo vetëm mbi këtë propozim të Bylykbashit por dhe për uljen e numrit të deputetëve dhe ligjin për referendumet.
Mundësia për të bërë koalicione parazgjedhore u hoq në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste në reformën zgjedhore të vitit 2020. Opozita ka kërkuar disa herë që ndryshimet e vitit 2020 të zhbëhen dhe të rikthehen koalicionet.
© SYRI.net