Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

‘Shpërthejnë’ çmimet e ushqimeve/ Xhixho: Politikat e qeverisë po çojnë në krizë, qytetarët po braktisen

‘Shpërthejnë’ çmimet e ushqimeve/ Xhixho: Politikat e qeverisë po çojnë në krizë, qytetarët po braktisen

09:47, 31/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar ndaj rritjes së menjëhershme të çmimeve të ushqimeve, duke theksuar se brenda pak ditësh ato janë rritur deri në 50% dhe po rëndojnë drejtpërdrejt mbi familjet shqiptare.

Sipas saj, kjo situatë nuk është thjesht pasojë e inflacionit, por rezultat i politikave të dështuara ekonomike që kanë lënë qytetarët të pambrojtur përballë rritjes së kostos së jetesës.

Postimi i plotë në FB:

Çmimet e ushqimeve po rriten me 50% brenda pak ditësh duke goditur drejtpërdrejt çdo familje shqiptare.

Domatet- Nga 200 lekë në 320 lekë për Kg

Soecat- Nga 280 lekë në 320 lekë

Barbunjat - Nga 250 lek në 500 lekë

Rritje të ndjeshme për miellin, vajin dhe sheqerin.

Kjo nuk është thjesht një valë inflacioni. Kjo është pasojë direkte e një politike të dështuar ekonomike.

Rritja e çmimit të naftës dha efektin zinxhir që pritej: çdo produkt u shtrenjtua menjëherë. Dhe ndërkohë që qytetarët përballen me këtë krizë të përditshme, Ministrja e Ekonomisë del dhe deklaron se shteti nuk mund të ndërhyjë në çmime, duke u fshehur pas justifikimit të “ekonomisë së tregut”.

E vërteta është se kjo nuk është më ekonomi tregu. Kjo është një ekonomi që funksionon sipas interesave të një pakice dhe jo të qytetarëve.

Ku mungon  konkurrenca pasi ajo është zëvendësuar me klientelizëm dhe oligarki.

Sot ekonomia nuk prodhon më. Prodhimi dhe bujqësia po vuajnë pasojat e rritjes së çmimit të naftës. Ndërtimi lulëzon për të pastruar paratë e krimit e korrupsionit, kur shqiptarët nuk blejnë dot shtëpi e nuk përballojnë më qiratë.

Prandaj nafta, pas një dite rënieje, u shtrenjtua sërish sot me 218 lekë për litër, më i larti në Rajon.

Mos harroni 60% e këtij çmimi janë TAKSA.

Prandaj kemi propozuar uljen e taksave për të ndihmuar në uljen e çmimit të naftës.

Për këtë qeveri, qytetarët nuk janë kurrë prioritet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco