Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, në një intervistë për Syri TV me moderatoren Armela Ferko, ka ngritur shqetësimin për çmimin e lartë të naftës në Shqipëri.
Sipas tij, barra e rëndë fiskale dhe mungesa e masave nga qeveria për të lehtësuar situatën kanë bërë që vendi të mbetet më i ekspozuar ndaj luhatjeve të tregut ndërkombëtar, krahasuar me vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Europian.
Eno Bozdo: Dy janë arsyet kryesore pse Shqipëria vazhdon ende të jetë, do të thoja unë, në mëshirë të fatit kur vjen puna tek luhatjet e çmimit të naftës, që ndodhin për shkak të krizës në Iran. Arsyeja e parë është që Shqipëria në vetvete ka një çmim shumë të lartë të çmimit të naftës, krahasuar kjo me, jo vetëm me vendet e tjera të rajonit, se me vendet e rajonit e kemi 30 deri në 40% më, më shtrenjtë. Pra, është një sasi e madhe, diferencë e madhe, por edhe me vendet e Bashkimit Evropian.
Pra, taksat që rëndojnë janë të jashtëzakonshme. Rëndesa është rreth 60% të çmimit. Vendet e rajonit e kanë te 40%, vendet e Bashkimit Evropian e kanë ngarkesën fiskale 50%, vendet e OECD-së e kanë nga 40 deri në 45%. E dyta dhe më kryesorja dhe është, sepse qeveria, është arsye politike tashmë, jo arsye gjeo-strategjike. Qeveria nuk ka absolutisht asnjë lloj dëshire për të ndërmarrë veprime konkrete për ta relaksuar çmimin, për ta ulur çmimin. Sepse kriza ka prekur gjithë botën. Nafta në burim është tentuar për të gjithë njësoj. Nga 750 $ toni, ka vajtur në 1.300, 1.400, 1.450 $ tonin, pra pothuajse është dyfishuar. Çfarë dallon në këtë rast është fakti që struktura fiskale është shumë e ngarkuar, e ngarkuar, pak e ngarkuar Shqipëria ende është shumë e ngarkuar. Pra qeveria shqiptare prej kohësh, prej 13 vitesh merr shumë para nga taksapaguesit për hir të naftës.
Dhe e dyta, të gjitha qeveritë e Bashkimit Evropian, nuk ka sot një qeveri të vetme në Bashkimin Evropian që të mos ketë marrë masa konkrete. Ose të uljes së akcizës, ose ulje të taksës, ose ulje akcizë dhe taksë bashkë, ose bashkë me këto miratimi i paketave fiskale për të subvencionuar konsumatorët apo grupet e konsumatorëve, veçanërisht ato të industrisë prodhuese. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur, kjo e dyta, asgjë e tillë nuk ka ndodhur në, në Shqipëri. Kemi të ashtuquajturin Bord të Transparencës, i cili nuk bën asgjë, është sa për makiazh, do të thoja unë, apo sa për t'i thënë publikut shqiptar që këtu po ndodh diçka, ne jemi në kontroll të situatës, ne po kontrollojmë që këta tregtarët e këqinj, këta që na pijnë gjakun, të mos kenë mundësi të na i marrin paratë kaq kollaj. Por në fakt, shushunja e vërtetë këtu është, është qeveria. Është qeveria që prej vitit 2013 dhe jo vetëm që është një shushunjë, por është një shushunjë e pangopur, sepse nuk, edhe në këto kushte ekstreme nuk do fare ta konsiderojë që mund t'i humbi diçka nga vetja, as fitimet e saj.
© SYRI.net