SYRI TV/ Komiteti për Stabilizim-Asociim Shqipëri–BE, PD dhe PS nuk arrijnë dakortësi për rezolutën

15:47, 09/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Evropian nuk arriti të miratojë një rezolutë të përbashkët, ndërsa shkak u bë refuzimi i Partisë Socialiste për të miratuar amendamentet e propozuara nga PD, që u mbështetën nga eurodeputetët. PS refuzoi propozime që lidheshin me kërkesën për luftë kundër korrupsionit e krimit, çështjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe transparencë në qeverisje.

SYRI TV

Opozita dhe mazhoranca në Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Evropian nuk arritën të miratojnë një rezolutë të përbashkët për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ndërsa shkak u bë refuzimi i Partisë Socialiste për të miratuar amendamentet e opozitës, që morën miratimin edhe të eurodeputetëve. Përfaqësuesit e mazhorancës refuzuan më shumë se 30 amendamente të paraqitura nga demokratët, që në thelbin e tyre përmbanin kriteret dhe kërkesat jetike për avancimin e procesit të integrimit evropian.

Mazhoranca votoi kundër propozimeve që synonin intensifikimin e luftës kundër korrupsionit, heqjen dorë nga mbrojtja politike që u ofrohet zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, zbatimin e vendimeve të gjykatave, në veçanti të Gjykatës Kushtetuese, si dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit, transparencës dhe llogaridhënies. Amendamentet e Partisë Demokratike morën mbështetjen e europarlamentarëve në Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Evropian, por u refuzuan në mënyrë të përsëritur nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

Amendamentet kryesore që u kërkuan nga PD dhe u mbështetën nga eurodeputetët lidheshin edhe me kërkesat për shqyrtimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura, ndërsa i bëhej thirrje qeverisë shqiptare të vendoste një moratorium për të gjitha dhëniet e lejeve dhe punimet e ndërtimit brenda zonave të mbrojtura. Demokratët kërkuan miratimin e një amendamenti ku i bëhet thirrje Shqipërisë të forcojë luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikut të drogës. Një tjetër amendament i kërkuar ishte ai që lidhej me forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në prokurimet publike e koncesionet. Ndër propozimet ishte edhe çështja e imunitetit parlamentar, ku shprehej shqetësimi për vendimet e parlamentit lidhur me hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, kur këto veprime rrezikojnë të dobësojnë pavarësinë e SPAK. Megjithëse këto shqetësime janë shprehur në raportin e IIBAR, socialistët i refuzuan me pretendimin se po mohohen arritjet e vendit.

Në përfundim, deputetët e Partisë Demokratike shprehën keqardhje që mazhoranca zgjodhi sërish t’i shërbejë interesave të një grupi njerëzish dhe jo qytetarëve e integrimit të vendit në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco