Fuqia e mafias/ Alba Kepi zbulon skandalin e ri me mikun e Ramës të kartelit Sinaloa

10:21, 23/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetarja Alba Kepi e ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv ka treguar detaje të lidhjeve dhe forcës së mafies shqiptare. Ajo ka shpjeguar në bisedën me moderatorin e emisionin Flavio Qarri se si Sinalo ka mundur të bllokojë një artikull investigativ në lidhje me mafien dhe lidhjet shqiptare të Sinaloas.

Alba Kepi: Duke kuptuar se sa te fuqishëm janë shqiptarët dhe se si renditen në të gjithë raportet e OKB, raportet e çdo zyre prokurorie antidrogë në botë në Shqipëri kemi një vend që lulëzon nga asnjë gram kokainë e kapur .

Dhe shkojmë edhe më tej. Pasi këto janë ekskluzive, këto që po të jap. Po i hedh pa lëng dhe pastaj mund ti komentojmë me pas. Rreth dy javë më parë me një koleg meksikan gazetar, kemi shkëmbyer informacione, pikërisht për atë që ka qenë skandali më i fundit, pra për kartelet e Sinaloas të lidhur me një sipërmarrës shqiptar i cili hynte e dilte në zyrën e kryeministrit. Pasi ky investigim apo reportazh i kolegut tim meksikan ishte përfunduar dhe ishte dërguar në redaksinë, në një media meksikane për tu botuar, ky reportazh dhe ky material investigativ mjaft i mirë është bllokuar sepse aq të fuqishëm janë vëllezërit shqiptarë miq të kryeministrit, saqë kanë ndërmarrë një hap juridik duke e kërcënuar me gjyq apo duke i dërguar një kërkesë padi redaksisë e cila do të publikonte këto lajme. Pra materiali është i bllokuar. Unë e kam lexuar. Nuk mund të vë dot emra që ti vë në problem kolegët e mi. Por është për të treguar se sa të fuqishëm dhe sa të frikshëm kanë arritur, mafia shqiptare, e cila ka marrë nga autoritet amerikane edhe bllokimin e aktiviteteve ekonomike dhe gjithçka tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco