Berisha: Nga mbijnë kullat? Nga kontejnerët e eurove. Lubia transportoi para me skaf drejt Greqisë

14:37, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ngritur hije dyshime, mbi ndërtimet e kullave në kryeqytet, ndërsa së fundmi u goditën emra të njohur të botës së krimit.

Në fjalën e mbajtur para deputetëve në mbledhjen e Grupit, Berisha tha se Belinda Balluku udhëtoi me skaf drejt Greqisë tre herë, duke transportuar shuma të mëdha parash.

Berisha paralajmëroi gjithashtu, se ish zëvendësja e Ramës po përgatit azilin, a dhënë detaje se në cilin shtet. 

‘Sigurisht gjëra më të çmuara, paratë që ajo ka, është e sigurt kjo, sipas burimeve, dhe po përgatitet azili i saj’,  u shpreh kryedemokrati.

Partia Demokratike nuk është organizatore e saj. Partia Demokratike në mënyrë absolute është në respekt të plotë të rinisë dhe qytetarëve, fibrës së tyre.

Por agjenda e tyre për largimin e Edi Ramës është përpjekja jonë prej kaq vitesh.

Agjenda e tyre për ligjet është e dokumentuar se ka qenë, pa asnjë kompromis, agjenda jonë dhe kemi paguar çmime për atë agjendë.

Agjenda e tyre kundër korrupsionit është agjenda jonë.

E patë ju si e nxori atë, si i doli ai ministri, i tregonte deputetit listën e kompanive. A ju kujtohet kur i thashë: ti je klyshi i Belindës, i Lubisë? I kam thënë njëherë që në fillim, se e dija që e ka emëruar Lubia atje. Si oficer sigurimi ai, i pafytyrë, i paturp.

Çfarë do të thotë ti? A ka shantazh më stalinist se ky? Ke 17 kompani. Po mirë, mund të ketë 70 kompani ai, çfarë qenka kjo.

Ç’janë këta aman? Janë banditë. Ai meriton t’i hiqet mandati dhe për shantazh politik të shkojë atje ku e ka vendin.

Çfarë paska se paska 17 kompani ai? Po ai mund të ketë 27. Ti ke ligje, po s’ke ligje ti je mafioz. Këta tejkalojnë çdo lloj kufiri, ministër e financash, edhe me kështu që, ja ku i ke këto. Të kujt janë këto 17 kompani. Po çfarë kishin ato 17 kompani na thuaj pak.

I keqnisur. Gjenerata e keqnisur, ka qenë një gjeneratë e viteve 70. Si mund të bënte një ministër një akt të tillë, s’ka ndodhur ndonjëherë.

E them këtë për të parë se këta nuk lënë gur pa lëvizur për të kërcënuar njerëz, për të shantazhuar.

Ti je ministër mor zotëri, në qoftë se s’ka paguar taksën shko, merr masat, në qoftë se s’i ka të ligjshme bllokoji, të shkosh të nxjerrësh listë, se ke marrë një listë aty dhe krenohesh, të kujt janë këto? Na thuaj pak.

 se aty sundon Lubia. Lubia. Edhe njëherë ju them, po transporton me skaf në Greqi, ka kryer tre udhëtime, dhe skafi plot. Sigurisht gjëra më të çmuara, paratë që ajo ka, është e sigurt kjo, sipas burimeve, dhe po përgatitet azili i saj.

Ata që mendon se, këtë javë e këtë javë, ju siguroj se shumë shpejt do të merrni vesh se, ajo është e instaluar në një shtet tjetër.

Po ja këtu do jemi. Përgatitjet po bëhen.

Në Shqipëri, sa është thënë për kontejnerët, eurot me kontejner.

Dje publikova një mesazh të qytetarit digjital. Qytetari digjital më kërkoi ndjesë sot. Më tha nuk ishin dy por ishin tre kontejnerë. Po.

Më  fal doktor tha ishin tre kontejnerë, dhe më dha disa të dhëna të tjera, po kjo është, korrigjoi shifrën.

Nga mbijnë kullat? Nga kontejnerët e eurove. Faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco