‘Rama po kërcënon personalisht protestuesit’, Berisha: Kërcënimet ndaj deputetes Koçeku, të dënueshme

14:08, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi hapur kryeministrin Edi Rama se po kërcënon protestuesit, ndërsa këta të fundit prej më shumë se dy javësh kërkojnë dorëheqjen e qeverisë socialiste.

Në fjalën e mbajtur para grupit parlamentar të PD, Berisha u ndal edhe te kërcënimi i deputetes socialiste, Marjana Koçeku, të cilin e dënoi ashpër.

‘Tregon edhe një herë ligjin e mafies. Tregon se këtu ai ka vetëm një ligj, ligjin e mafies’, theksoi kryedemokrati.

Po ashtu Berisha kërkoi që drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni të raportojë për veprimtarinë e saj, pas dyshimeve se ka transportuar të dhëna sensitive drejt Serbisë, gjatë kohës që punonte në Shërbimin  Informativ të Kosovës.

Tani, kanë filluar kërcënimet ndaj protestuesve.

Personalisht Edi Rama dhe skuta e tij marrin familjarë, zyrtarë dhe i kërcënojnë me largimin nga puna nëse nuk largohen fëmijët nga protesta.

Kjo është e vërtetë.

Vlora Hyseni, që është një shtrigë të vërtetë.

U them unë ju, në qoftë se ka një njeri shtrigë, është ajo.

Dhe i them që absolutisht do përgjigjesh, do marrësh përgjegjësinë më të rënda për çdo ndërhyrje që bën.

Se dhe ne po të monitorojmë siç dihet.

Se tani me çdo kusht që të mbajë vendin, e larguar nga detyra për dërgimin të të dhënave, për grabitjen e të dhënave në shërbimin informativ të Kosovës dhe zhdukjen e tyre, me siguri drejt Beogradit. Dhe që vizitën e parë, sa e mori detyrën, e bëri në Beograd, vizitë treditore.

Tani po shkëmben eksperiencën me shërbimet e Vuçiçit.

Ajo duhet të thirret në Komision dhe të japë llogari gjer më një për veprimtarinë e saj.

Është një protestë paqësore, me mbështetjen më të fuqishme popullore.

Është protesta më paqësore që ka njohur Shqipëria në tërë ekzistencën e saj.

Ndaj dhe dënoj me forcën më të madhe, sikundër u bëj thirrje të gjithë intelektualëve shqiptarë të rikthehen në misionin e tyre të mbrojtjes së interesit publik, të mos humbasin trenin.

Të mos harrojmë se tjetër është profesioni, profesioni është zanat, po thelbi i intelektualit është mbrojtja e interesit publik.

Kjo i bashkon ata pavarësisht nga zanatet e ndryshme.

Të mos i lejojnë vetes të tradhtojnë veten e tyre, të tradhtojnë misionin e intelektualit duke përcjellë me indiferencë këto zhvillime të jashtëzakonshme. Aty janë me qindra, më mijëra intelektualë, por duhet të jenë.

Unë i përgëzoj mësuesit e gjimnazeve që kanë mobilizuar pasivisht gjimnazistët.

Përgëzoj të gjithë studentët, të gjithë pedagogët që janë aty.

Por kërkoj që çdo intelektual vendin e ka në atë protestë.

Do humbasin shansin e jetës.

Është protestë qytetare.

Kërcënimet e Edi Ramës janë të dënueshme. Kërcënimet që i janë bërë deputetes Koçeku janë absolutisht të dënueshme.

Tregon edhe një herë ligjin e mafies. Tregon se këtu ai ka vetëm një ligj, ligjin e mafies.

Ndaj dhe përsëris thirrjen time: të gjithë, i madh e i vogël, sepse atje ka edhe fëmijë, edhe të rinj — shumë bukur, sepse është paqësore, është festive — të gjithë në protestë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco