Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar çështjen e reformës territoriale, duke u ndalur te rasti i Mirditës.
Ai ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me mundësinë e rishikimit të kufijve administrativë, duke theksuar se ky proces kërkon mbështetje politike dhe vendimmarrje të gjerë institucionale.
Agustin Molla: Doktor, çfarë do bëhet me reformën territoriale? A do të jeni pro që Mirdita të shkojë në kufijtë e vitit 1946, aty ku ka qenë?
Sali Berisha: Tani, ky është premtim jo për këtë reformë se për këtë nuk kemi vota dhe nuk mund ta premtojmë.
Por që Mirdita duhet të shkojë në kufijtë e vet, aty ku është e mundur, jam plotësisht dakord.
© SYRI.net