Berisha: Mos u çudisni kur Balluku të zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e partisë së krimit

Berisha: Mos u çudisni kur Balluku të zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e partisë së krimit

13:28, 21/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryedemokrati Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet e fundit politike brenda mazhorancës, duke u ndalur te roli i zv/kryeministres Belinda Balluku.

Në bashkëbisedimin me qytetarët, ai ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka bërë deklarata të forta për pozicionin dhe ndikimin e Ballukut në qeveri dhe në Partinë Socialiste.

Megi ZogajSi e interpretoni faktin që Balluku mbetet sërish drejtuese politike në Fier. A është kjo shenjë force apo dobësie e qeverisë?

Sali Berisha: Përkundrazi dëshmon se Edi Rama është tërësisht i kapur nga Balluku dhe është shenjë forcë e Ballukut.
Mos u çudit nesër që ajo të zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e partisë së krimit.
Apo sot, kur e kanë atë mbledhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco