Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar për qytetarët se poeti i tij më i dashur është Lasgush Poradeci.
Mirëpo, Berisha tha se lexon me kënaqësi edhe poetë të tjerë.
Genti Çela: Përshëndetje Doktor, duke njohur disi pasionin tuaj për letërsinë, gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Poezisë. Cilët janë poetët tuaj të preferuar shqiptarë dhe të huaj? Ju përshëndes nga Pogradeci.
Sali Berisha: Poeti im më i dashur shqiptar është Lasgush Poradeci. Por pastaj unë lexoj më kënaqësi dhe poetë të tjerë.
Kam pasur periudha të tëra i lidhur me Fishtën sa nuk ka më shumë. Dhe padyshim për mua është një gjeni i epikës shqiptare dhe evropiane.
Kam dashur shumë Mjedën, Nolin, por Lasgushi sepse në njëfarë mënyre poezia, ndonëse ka variantet e veta, ka zhanret e veta, por liri ka, është edhe shpirti i saj.
Dhe Lasgushi është liriku më i madh shqiptar.
© SYRI.net