‘Rama, mbreti lakuriq’, Baçi: Një qeveri që vjedh e grabit, qytetari 1001 arsye për të protestuar më 22 mars!

15:26, 20/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike ka lajmëruar mbajtjen e një proteste kombëtare më datë 22 mars, në atë që e cilëson si një betejë të radhës kundër qeverisë.

Deputeti demokrat, Luan Baçi i ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv, tha se vendimi vjen si pasojë e zhvillimeve të fundit politike, ndërsa akuzoi mazhorancën për “kapje të shtetit” dhe bllokim të drejtësisë.

Sipas tij, ajo që nxiti thirrjen për protestë, ishte votimi në Kuvend, ku mazhoranca socialiste refuzoi kërkesën për heqjen e imunitetit të  ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku për t’i hapur rrugën më pas arrestimit të saj.

 Për ligjvënësin demokrat, ky veprim tregon se kryeministri Edi Rama mori nën mbrojtje Ballukun, të cilën ai e quajti “të pandehur të SPAK-ut”, me qëllim për të mbrojtur veten, pasi “e di që prangat e drejtësisë i janë afruar në paradhomë”.

Deputeti Baçi theksoi se protesta e 22 marsit është pjesë e një “stine protestash” të njëpasnjëshme, të motivuara nga një sërë arsyesh. “Ka një mijë e një arsye që qytetarët të protestojnë dhe asnjë arsye për të mos u ngritur”, u shpreh ai.

Sakaq  demokrati Baçi bëri thirrje për pjesëmarrje masive të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe socialistët e ndershëm dhe të zhgënjyer, duke e parë protestën si një ndërgjegjësim qytetar për “të parë të vërtetën në sy” përballë një qeverie që, sipas tyre, “vetëm vjedh dhe grabit”.

Në seancën e kaluar ku ne nuk morëm pjesë dhe shumë media e shpallën si bojkot. Në fakt nuk ishte absolutisht bojkot, por ishte një papërgjegjshmëri ë dhe me dashakeqësi e kësaj mazhorance, e mendojnë parlamentin si një zyrë të tyre, të një ministrie ku mund ta mbledhin sa herë të duan dhe me çfarëdo lloj agjende, pa pasur fare njoftim. Pavarësisht se pastaj më mbrapa e shfrytëzuan duke thënë që do të ketë një miratim të një rezolute kundër shtetit të Iranit si një shtet terrorist. Por Partia Demokratike absolutisht s'e kishte një njoftim të tillë.

Vazhdojmë me takimet dhe do të vazhdojmë dhe nesër dhe pasnesër madje deri ditën që do të jetë protesta, një protestë e paralajmëruar, protestë kombëtare, në protestat e radhës së Partisë Demokratike. Tashmë është bërë e qartë nga kudo që ne kemi hyrë në stinën e protestave të njëpasnjëshme, protesta të motivuara për të gjithë qytetarët. Edi Rama me votat e vjedhura dhe me kartonët me shumicë si i kanë në parlament të grabitur, bllokoi hetimin ë e zëvendëskryeministres, ish-zëvendëskryeministres zonjës Balluku, e mori nën mbrojtje atë.

Duke marrë nën mbrojtje zonjën Balluku, mori nën mbrojtje veten e vet për arsye se e di që ka ardhur te paradhoma e tij dhe tunden prangat e drejtësisë, duke e marrë nën mbrojtje të pandehurën e SPAK-ut, zonjën Balluku. Është një ndërgjegjësim që është për qytetarët shqiptarë për të parë të vërtetën në sy, larg propagandës dhe gënjeshtrës së kësaj mazhorance dhe direkt kryeministrit Edi Rama, ku shpeshherë na ka propaganduar që ai është garant, garanci e drejtësisë, dhe se i ka dhënë shpatën në dorë vetë ai drejtësisë për të goditur këdo të korruptuar.

Por në fakt kemi një veprim krejt të kundërt, tashmë, lakuriq, në sy të botës. Mbreti Lakuriq, kryeministri Rama, duke marrë nën mbrojtje një të pandehur dhe duke bllokuar sistemin e drejtësisë që të hetojë në mënyrë të lirë dhe në mënyrë të pavarur, por duke i presionuar ata dhe duke mos u lënë dorë të lirë në fund fare që ata të hetojnë një ministre në detyrë.

Pra, në këtë këndvështrim jemi në një situatë vërtet paradoksale, një shtet i kapur, një kryeministër që ka marrë të gjitha kompetencat. Më në fund doli i zbuluar duke bllokuar edhe sistemin e drejtësisë dhe vetë SPAK-un, ku e merrte gjithmonë nën mbrojtje dhe e propagandonte si garant të drejtësisë dhe si një institucion i pavarur që vepronte dhe hetonte i pavarur nga politika, dhe aq më tepër i pavarur dhe i pandikuar nga vetë mazhoranca dhe kryeministri Rama.

1001 arsye janë dhe mund të gjenden që qytetarët të ngrihen të protestojnë dhe nuk ka asnjë arsye për mos u ngritur. Madje do të thoja që kanë arsye më shumë për të protestuar socialistët e ndershëm dhe të zhgënjyer, qytetarët e paangazhuar politikisht, dhe jo vetëm demokratët që patjetër janë të parët që ngrihen dhe janë të përditshëm në protestë. Mendoj se qytetarët duhet të jenë të sensibilizuar, duhet të jenë të ndërgjegjësuar, ndërgjegjësuar duke parë një qeveri që vetëm vjedh dhe grabit. Ne jetojmë këto ditë ë në një çmenduri do ta quaja të ngritjes së çmimeve të karburanteve. dhe një qeveri që nuk merr asnjë masë mbrojtëse për qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco