Rritja e çmimit të naftës, Bozdo: Qeveria të ulë taksat...

Rritja e çmimit të naftës, Bozdo: Qeveria të ulë taksat...

15:03, 20/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, i ftuar në studion e Neës24, ka folur mbi ndikimin e krizës së çmimeve të energjisë dhe karburanteve, në kontekstin e zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe bllokimit të Ngushticës së Hormuzit nga Irani.

Gjatë intervistës, Bozdo paraqiti propozimet e opozitës për përballimin e situatës, duke theksuar se është propozuar një paketë ligjore që përfshin dy projektligje kryesore.

Sipas tij, propozimi i parë synon uljen e taksës së qarkullimit nga 27 lekë të vjetra për litër në 7 lekë për litër. “Kjo do sillte një ulje të menjëhershme të çmimit dhe do të ndihmonte si konsumatorët, ashtu edhe ekonominë prodhuese”, u shpreh ai.

Një tjetër propozim lidhet me përdorimin e të ardhurave shtesë nga TVSH-ja në raste kur ka rritje të çmimit të naftës. Sipas Bozdos, këto të ardhura duhet të përdoren për të ulur akcizën në të njëjtën masë, duke hapur rrugë për reduktimin e mëtejshëm të taksave mbi karburantet.

Deputeti demokrat theksoi se Shqipëria, megjithëse një ekonomi e vogël, nuk është e izoluar nga zhvillimet globale. Ai shtoi se aktualisht rreth 60% e çmimit të naftës në vend përbëhet nga taksat, ndërsa në vendet e Bashkimit Evropian kjo përqindje është rreth 50%, dhe në disa shtete edhe më e ulët.

Sipas tij, këto diferenca bëhen më të ndjeshme kur krahasohen me nivelin e shërbimeve publike që ofrohen në vendet e BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco