‘Media është e njëanshme’/ Hitaj: Opozita ka pasur zërin e saj, s’besoj të jetë censuruar!

09:20, 20/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Debatet mbi gjetjet e raporteve ndërkombëtare për Shqipërinë ka nxjerrë në pah përplasje të thella konceptuale mbi gjendjen e demokracisë, në fokus kapjen e medias, kontrollin e artit dhe kulturës, si dhe probleme sistemike në proceset zgjedhore.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’, gazetari Arbër Hitaj, pavarësisht se pranoi anshmërinë e medias në vendin tonë,  u shpreh se ajo nuk e ka censuruar opozitën.

Debati në studion e ‘Kafe Shqetos’ pasqyroi gjithashtu një realitet të polarizuar, ku institucionet formale të demokracisë shihen nga kritikët si një fasadë që mbulon një sistem të thellë kontrolli informal dhe klientelizmi, një pikëpamje kjo e kundërshtuar nga ata që mbrojnë funksionimin, ndonëse jo perfekt, të këtyre institucioneve.

KQZ-ja konsiderohet profesionale në menaxhimin e zgjedhjeve me standarde maksimale. Unë po i marr të gjithë komponentët me radhë, çfarë thotë VDEM-i, indikatorët që kanë rënë. Pra, unë nuk besoj që KQZ-ja është një institucion që është i varur vetëm nga maxhoranca. Unë besoj që aty është e ndarë 60 me 40. Ky është ligji. Dhe kjo është e vërteta. Edhe konsiderohet profesionale nga ana e raporteve të OSBE/ODIHR-it. Janë indikatorët e VDEM-it janë. I kam marrë të gjithë indikatorët, se shiko, e kam marrë që nga 2015-ta deri tani ë? Pra është një, është një raport që është i shtrirë shumë në kohë, nuk është një raport i ri.

Shkojmë tek pjesa e legjislativit, kryen hetimet në praktikë. Këtë nuk e kuptoj për çfarë e ka. E ka për komisionet hetimore parlamentare, nuk e di për çfarë e ka po, nuk e di. Futem më pas, ligje transparente në zbatim të parashikueshëm. Dhe kjo ha diskutim. Se dikush thotë transparente, dikush thotë jo transparente. Maxhoranca thotë që janë transparente. Opozita thotë jo. Tani, si ndajmë?

Shkojmë tek anshmëria e mediave. Mediat janë të anshme. Kjo nuk ka asnjë lloj diskutimi, por unë nuk besoj që mediat janë të anshme sepse janë secila, janë të anshme dhe nuk i japin zë opozitës. Pra unë nuk mendoj që opozita nuk ka zërin e saj në media. Pra janë të anshme, nuk diskutohet, ne e dimë, këtu jetojmë, por nuk besoj që censurohet opozita.

Po gjithsesi mediat kudo kanë politikat e tyre redaksionale. Nga një vizitë që kisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin pak a shumë një lloj si në Shqipëri, të ndara me thikë. Po gjithsesi e kalojmë. Kalojmë te liria e shprehjes, akademike dhe kulturore. Edhe këtu nuk, nuk e kuptoj, domethënë për çfarë mund të jetë. Dhe nuk shikoj që Shqipëria ka ndonjë problem te liria e shprehjes akademike dhe kulturore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco