SYRI TV/ KKT e Ramës ‘lavatriçe’ e parave të pista, Plug zbulon skemën e pastrimit të parave

15:35, 19/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një prej skemave më flagrante të dyshuara për pastrimin e parave është ajo e vartësve të Amant Josifit. Nga operatorë Call Centeri, 4 punonjës të Amant Josifit, ortakut të Olsi Ramës sot rezultojnë biznesmenët më të suksesshëm në vend, e që vetë kryeministri Edi Rama u firmos leje ndërtimi për kulla, një mundësi kjo për pastrimin e parave të mashtrimit nga Call Centerat. E aq më tepër, institucionet shtetërore kanë të faktuar me prova se si këta rrogëtar të Amant Josifit që në krijim të një prej kompanive të tyre, arrijnë që të investojnë plot 700 mijë euro cash, e kjo shumë brenda një viti. Por përtej provave flagrante, këta personazhe rezultojnë sit ë preferuarit e Edi Ramës, për ti firmosur leje ndërtimi kullash e vilash, që së fundmi janë shndërruar në mundësinë ideale të pastrimit të parave të krimit dhe korrupsionit.

Syri TV

Gjatë investigimit të emisionit Plug, të dhëna me interes ishin edhe ato që tregojnë sesi ish vartësit e Amant Josifit, nga punonjës call centeri u kthyen në biznesmen ndërtimi. Bëhet fjalë për shtetasit Luis e Renald Shtëpani si dhe Kliton dhe Eris Xhemali, rezultojnë se janë bashkëaksioner në tre kompani ku bashkëaksioner ka qenë dhe Arbër Habilaj. Bëhet fjalë për kompanitë Petville, Petvillee coffed dhe BEE Taxi. Në këto kompani, këta shtetas kanë investuar qindra mijëra euro para cash. Shtetasit Luis dhe Renald Shtëpani si dhe shtetasit Kliton dhe Eris Xhemali në vitin 2021 rezultojnë se punojnë në kompaninë Ever Plus, e cila rezulton e themeluar në tetor të vitit 2019 nga Amant Josifi. Dhe pronarët e rinj të kompanive, të cilët nga pagamarrës të thjeshtë që arrijnë të paguajnë 700 mijë euro CASH rezultojnë të kenë qenë vetëm menaxher, shef zyre dhe specialist marketing të Amant Josifit.

Ndërsa shefi i tyre Amant Josifi shijon paratë e vjedhura në Dubai, çuditërisht vartësit bëhen milionerë dhe hapin biznese në të cilat është e thjeshtë ti biesh kasës e të presësh fatura për ushqim kafshësh, kafene apo dhe xhiro me taksi. Por duket se nevoja ka lindur për më shumë aktivitet financiar, ndaj në horizont del edhe një tjetër leje ndërtimi. Luis Shtëpani në vitin 2014 ka themeluar kompaninë AGRA – LU, e cila si aktivitet ka patur, Zyrë këmbimi valutor. Në vitin 2017, Luisi ja kalon aksionet dajës së tij Agim Cani. Në maj të vitit 2020 kjo kompani merr një leje ndërtimi për pallat në zonën e Ali Demit në Tiranë. Por në mbledhjen e KKT në korrik të vitit 2025, vëllai i Olsit, Edi Rama ka miratuar një tjetër leje ndërtimi në Mjull Bathore për subjektin Agra Lu. E ndërsa vazhdonim investigimin rezultoi se Artech Studio e Arbër Habilaj në faqen e Instagramit pasqyronte një projekt me vila ne mjull bathore, një zonë shumë e lakmuar pranë TEG, çka fakton edhe njëherë lidhjet e biznesit mes tyre në sektorin e ndërtimit fal zemërgjerësisë së Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco