Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Çështja Meta kalon për gjykim në themel, Kryemadhi lëshon ‘bombën’: Ja kush është në videot e...

12:14, 18/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Menjëherë pas vendimit, Kryemadhi e cilësoi procesin një "inkuizicion politik", duke lëshuar akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë dhe duke paralajmëruar zbardhjen e videove kompromentuese për zyrtarë të lartë.

Duke folur për mediat, Kryemadhi u shpreh se nuk kishte asnjë pritshmëri nga "drejtësia e Edi Ramës dhe e trafikut të drogës".

Sipas saj, ky proces është një mundësi për t'i treguar Strasburgut se si mbi 140 milionë euro të taksapaguesve amerikanë dhe europianë janë shpenzuar për të ngritur një strukturë politike.

Akuza më e fortë e Kryemadhit ishte ajo që lidhej me të ashtuquajturat "video të Ergys Agasit". E pyetur nga gazetarët, ajo deklaroi se në "videotekën e Ergys Agasit" janë të përfshirë pjesë të rëndësishme të Gjykatës së Posaçme, Shërbimit Informativ dhe institucioneve të tjera "të pavarura".

"Ky është litari në fyt që ka sistemi ynë i drejtësisë," tha Kryemadhi, duke lënë të kuptohet se presioni ndaj tyre buron pikërisht nga këto materiale.

Avokati mbrojtës, Kujtim Cakrani, e cilësoi vendimin të marrë "nën presion" dhe theksoi se dosja nuk ka asnjë fakt penal. Ai ngriti pyetjen se si mund të akuzohet dikush për "korrupsion pasiv" pa patur një "korrupsion aktiv".

Si Kryemadhi, ashtu edhe avokati, deklaruan se beteja e tyre nuk është më ligjore, por politike dhe me opinionin publik. Ata premtuan se do të bëjnë publike të gjitha provat e dosjes gjatë procesit gjyqësor, duke e cilësuar atë si një betejë për të vërtetën.

Kryemadhi:

Avokat Cakani është shumë i indinjuar, sepse kishte pritshmëri shumë të mëdhaja. Unë nuk kam asnjë lloj pritshmërie te drejtësia e Edi Ramës dhe te drejtësia e trafikut të drogës dhe te drejtësitë e kryepolicave, kështu që përkundrazi, po të ktheheshe çështja për gjykim, ne nuk do takoheshim më bashkë, do shiheshim një herë në muaj. Tani që çështja do shkojë në gjykim në themel, ne do kënaqemi përditë sa sanca gjyqësore, do shikojmë Big Brother-in e drejtësisë. Pra ata injorantët dhe injorancën dhe atë mjerimin qytetar që patë në kuicën e anëtarëve të, apo lojtarëve të Big Brother-it, do ta shikojmë mjerimin qytetar dhe ligjor të sistemit të drejtësisë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë harxhuar mbi 140 milionë euro për të sjellë një inkuizicion politik.

Tani, një gjë të mirë bëri gjyqtarja, që renditi nja 10 fakte që nuk i ka bërë prokuroria. Pra, akuzohemi se kemi bërë korrupsion unë me Adrian Shatkun, por Adrian Shatku nuk është marrë asnjëherë në pyetje. Përmendet në dosje mbi 340 herë Adrian Shatku, nuk është çuar qoftë edhe një letër porosi thjesht për të pyetur a ekziston ky njeri apo s'ekziston ky njeri. Për sa i përket analizës financiare, analiza financiare, të dashur gazetarë, e ka bërë një eksperte financiare që quhet Liliana Mamadhaj, që dy javë mbasi e dorëzoi analizën financiare të familjes time, u kandidua për bordin e Bankës së Shqipërisë, u përdor aty dhe pastaj i thanë 'ik se s'duhesh ti më'. Disa të tjerë, për të arrestuar Ilir Metën dhe për të çuar këtë çështje, do merrnin dekoratë nga Yuri Kim për Blinken-in dhe më pas, meqënëse Blinken-i u shpall non-grata në Amerikë, pastaj e arrestuan dhe Erion Velinë për të thënë që bëmë një pro-Soros dhe një anti-Soros. Kështu që kjo është një drejtësi që është qesharake.

Por ka një gjë shumë të mirë ky vendim, sepse për në Strasburg, për hir të së vërtetës, zotit Meta i jep një shans shumë të madh, jo vetëm për të zbardhur çështjen në lidhje me veten e tij, por i jep një rast shumë të madh edhe për t'u treguar të gjitha ato miliona dollarë që taksapaguesit amerikanë dhe europianë kanë paguar për një sistem drejtësie, me të cilët kryepolicët e prokurorisë, po themi, që thonë 'afërmendsh që gjykata do marri vendimet tona'. Ajo siç është ajo 'të gjithë jemi të barabartë përpara drejtësisë', kjo GJKKO-ja ta bëjmë me gërma të arta 'afërmendsh gjykata merr vendimin që thotë prokuroria'.

Megjithatë, unë nuk kam asnjë lloj surprize në këtë gjë. Jam shumë e bindur që, ky është një gjyq politik, ka qenë gjyq politik, nuk diskutohet. Duhet të kemi parasysh që kam frikë se videot e Gys Agasit kërcënojnë dhe shumë njerëz brenda GJKKO-së dhe kjo është dhe një ndër arsyet që ecim në këtë fazë. Megjithatë, duhet të kemi një gjë parasysh, unë e thashë, thotë dakord edhe sot në mëngjes, fatin tonë në dorë nuk e ka as GJKKO-ja, as prokuroria.

Fatin tonë e kemi vetë në dorë. Kjo është një betejë me opinionin publik. Kjo nuk është betejë ligjore. Beteja ligjore ka mbaruar. Unë besoj shumë shpejt do t'ju dërgoj dhe fjalën time, do t'ju dërgoj dhe të gjithë materialet që janë në dosje. Beteja jonë është betejë me vetveten dhe me Zotin. Sepse ne marrëdhënien tonë e kemi me Zotin sa jemi të drejtë apo të padrejtë në atë që kemi bërë. Tani, për sa i përket vendimit të sotshëm, mund të them që ishte një vendim nën presion, s'ka asnjë gjë të keqe, jo të gjithë e përballojnë presionin.

Sepse gjyqtarja, pranoi që në dosje, 90% e akuzës së prokurorëve nuk ka asnjë provë. Pra, vetë prokurorët në 80% të akuzave thonë 'ne i kemi perceptime'. Unë do ta marr fjalën e prokurorit Sotir Kllapi, pra, që kanë bërë prapësimet që kanë sjellë dhe thonë 'ne e kemi perceptim, ne e kemi perceptim, ne e kemi perceptim, ne e kemi perceptim'. Unë mund t'ju them që në dosje s'ka asgjë.

Gazetari: Zonja Kryemadhi, ju lutem, përmendët po marr shkas nga një fjali e juaj, përmendët videot e Ergys Agasit. Çfarë lidhje kanë ato në dijeninë tuaj me Gjykatën e Posaçme? 

Kryemadhi: Patjetër, shumë pjesë të Gjykatës së Posaçme dhe të Shërbimit Informativ apo dhe të institucioneve të tjera të pavarura në thonjëza, janë pjesë e videotekës së Ergys Agasit. Dhe kjo është, ky është litari në fyt që ka sistemi ynë i drejtësisë. Kështu që mos u çudisni, çudia më e madhe në Shqipëri tre ditë zgjat, por çudia e imja dhe e Ilir Metës nuk ka për t'ju zgjatur tre ditë, do t'ju zgjasi gjithë jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco