Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Qylybyli: Do riorganizoj PD-në e Shkodrës, shkodranët do marrin pjesë masivisht në protestën e 22 marsit

22:08, 17/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ardit Qylybyli kreu i ri i degës së PD-së në Shkodër premton një riorganizim të kësaj force me njerëz aktivë në çdo kapilar të saj. Në një intervistë për “A Show me gazetarin Adi Krasta, mbrëmjen e sotme në Syri Tv, Ardit Qylybyli premton riorganizimin e kësaj dege brenda 1 muaj e gjysmë.

Adi Krasta: Mund ta mbuloni seriozisht dhe shpejt, shumë shpejt territorin njerëzor të atij qyteti të madh?

Ardit Qylybyli: Patjetër që, mund ta mbulojmë shumë shpejt, sepse faktikisht në Partinë Demokratike, dega Shkodër, forumet dhe anëtarët, seksionet, grupseksionet janë shumë active. Bashkëpunimi i shpejtë me ta dhe zëvendësimi i disa strukturave të tjera, do bëjnë që për një muaji e gjysëm të riorganizojmë partinë në mënyrë sa më të shpejtë. Pra duke filluar nga seksioni, nga grupseksionet, nga kryesia. Të bëhet një ekip me njerëz të cilët janë aktivë dhe jetojnë në Shkodër. Do tentojmë secili të marri detyrat e tyre, të marri përgjegjësi për atë që kanë marrë përsipër. Eshtë koha mjaftueshme për të bërë një organizim të shpejtë të partisë dhe me njerëz aktiv në çdo hallkë të saj.


Sfida e parë është organizimi për protestën e 22 marsit të thirrur nga PD para kryeministrisë.

“Na takon  neve të bindim e flasim njerzit. Janë 1 mijë e 1 arsye pse duhet të shkojnë në Tiranë për të protestuar. Pavarësisht se janë të stepur, njerëzit kanë dëshirë të vijnë. Na takojnë neve të organizohemi që nga Shkodra të marrim pjesë masivisht në protestën e 22 marsit në Tiranë" 

Ardit Qylybyli u zgjodh kryetar i PD-së së Shkodrës më 15 mars 2026.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco