Një tjetër lajm negativ vjen nga institucionet evropiane për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Komisioni i Monitorimit i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nuk ka miratuar raportin mbi ecurinë e vendit, duke e lënë Shqipërinë sërish në pritje, ndërkohë që raporti për Malin e Zi mori dritën jeshile.
Lajmi u bë i ditur nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, gjatë një lidhjeje direkte nga Parisi me Gazetarin Arnold Kariqi ne Syri tv, ku po mbahej mbledhja e komisionit. Sipas saj, ky vendim përbën një goditje të rëndë për qeverinë dhe tregon se “muri i propagandës ka rënë”.
Deputetja Vokshi renditi një sërë arsyesh konkrete që, sipas saj, çuan në këtë bllokadë. Ajo theksoi se vendet anëtare nuk mund të mashtrohen më me propagandë kur mungojnë rezultatet konkrete dhe përmbushja e kritereve.
Ndër shkaqet kryesore sipas Vokshit ishte mbrojtja e Belinda Ballukut dhe vendimi i kryeministrit Edi Rama për të detyruar grupin parlamentar socialist që me 82 vota të mbronte ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë pas përfshirjes në skandalin e inceneratorëve. Një tjetër shkak sipas deputetes së PD ishin edhe sulmet ndaj drejtësisë, presioni dhe sulmet e paprecedentë të kreut të qeverisë ndaj institucioneve të drejtësisë, përfshirë SPAK, Gjykatën Kushtetuese dhe sistemin gjyqësor në tërësi.
Vokshi gjatë intervistës në Syri tv përmendi edhe korrupsionin e lartë dhe skandalin e AKSHI-t.
“Pra, të gjitha këto së bashku kanë bërë që të vendoset që të mos miratohet raporti për Shqipërinë. Shqipëria ngelet përsëri në klasë”, deklaroi deputetja demokrate.
Me Edi Ramën, ashtu sikurse ne e kemi thënë, nuk ka për të pasur asnjë hap përpara në procesin e integrimit”, pohoi deputetja, duke shtuar se ky qëndrim po evidentohet gjithnjë e më qartë edhe nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Gjermaninë.
Alban Vokshi: Ndodhem në Paris në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit të Këshillit, të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Është një komision i cili monitoron pra ecurinë e vendeve të ndryshme, ku pjesë e monitorimit, sikurse ju jeni të informuar, është edhe Shqipëria në post monitorim, por sigurisht bazuar edhe në atë çfarë juve sapo përmendët, për sa i përket mosmiratimit të raporteve, në mbledhjet e fundit të PE që përbëhen nga diplomatë, ish-diplomatë, ambasadorë, staf të institucioneve të ndryshme të Parlamentit Evropian, por përbëhet pra nga një person të çdo vendi anëtar. Dhe është vendimmarrja e këtij organizmi, e cila bën veton për po apo për jo, për sa i përket ecurisë së vendeve. Dhe sikurse edhe juve e përmendët, për Malin e Zi e kanë miratuar, ndërkohë që Shqipëria ka ngelur përsëri në klasë, ose ka ngelur në vend numëro.
Arnold Kariqi: Zonja Vokshi, duket sikur na parakaloi Mali i Zi, ndonëse kryeministri gjithmonë tundëte atë pasaportën evropiane. Cilat janë arsyet? Lidhet me atë çka ndodhi në parlament?
Albana Vokshi: Dëgjo, nuk mundet të vazhdohet me propagandë, sepse propaganda, muri i propagandës vjen një moment që bie, apo jo? Dhe kjo falë punës së Partisë Demokratike, të kolegëve të mi, me puna intensive që kemi bërë në këtë vitin e fundit për t'i informuar institucionet evropiane, për t'i informuar jo vetëm partitë të cilat neve bëjmë pjesë apo organizatat politike që ne bëjmë pjesë, por të gjitha, parlamentin Evropian, Këshillin e Evropës dhe të gjitha institucionet e tjera. Nga ana tjetër, propaganda nuk vlen më kur ti, pra vendi, duhet të fillojë që të përmbushë kriteret. Pra, ti mund të mbulosh me propagandë një pjesë të rrugës. Kur, siç duket, që duhet të të japësh produkt konkret, pra të bësh detyrat e tua të shtëpisë, dështon. Dhe arsyeja është, ajo që me informacionin që neve kemi marrë pra nga mbledhja e fundit, është vendimmarrja e fundit e Edi Ramës që ka detyruar, imponuar grupit parlamentar të Partisë Socialiste që me 82 vota të mbrojë Belinda Ballukun dhe gjithashtu sulmet e paprecedenta nga një kryeministër drejtuar SPAK-ut, drejtuar Gjykatës Kushtetuese, drejtuar gjithë gjykatësve, prokurorëve e tjerë pra sulmi intensiv ndaj drejtësisë, kanë qenë disa prej arsyeve. Sigurisht ka, dhe shumë të tjera, niveli i korrupsionit bazuar edhe në raportin e fundit të Transparency International ku Shqipëria ka humbur tre pikë dhe 11 pozicione në një vit.
Nuk ka humbur asnjë vend, asnjë vend tjetër. Së dyti, skandali i AKSHI-t që rrezikon jo vetëm infrastrukturën e të dhënave, të informacionit kombëtar, por edhe ndërkombëtar sepse AKSHI ka edhe mbikëqyrjen e komunikimit me NATO-n, me BE-në e kështu me radhë. Pra krijohet një rrezik shumë i madh jo vetëm kombëtar por edhe ndërkombëtar përsa i përket sigurisë. Pra të gjitha këto së bashku kanë bërë që “En Bloc” të vendoset që të mos kalojë, të mos miratohet pra raporti për Shqipërinë. Pra Shqipëria ngelet përsëri në klasë. Por kush është arsyeja? Është Edi Rama. Me Edi Ramën, ashtu sikurse ne e kemi thënë, nuk ka për të pasur asnjë hap përpara në procesin e integrimit. E kanë thënë gjermanët me zë të lartë, po e thonë edhe vendet e tjera, të cilat po evidentojnë ç’po ndodh, ç’po ndodh në Shqipëri. Edhe këto ditët e fundit që unë kam pasur takime, në Këshillin e Evropës, por jo vetëm, kam pasur një konferencë ku një pjesë e takimeve u fokusua në situatën në Ballkan, situatën në Shqipëri, por edhe situatën e korrupsionit veçanërisht në Shqipëri dhe të drejtësisë. Unë kam informuar pra të gjitha institucionet, por ato për atë çfarë po ndodh në Shqipëri…
© SYRI.net