Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

‘Për Shqipërinë europiane’/ Zhupa fton qytetarët: Të bashkuar në 22 mars kundër pushtetin personal të Edi Ramës

‘Për Shqipërinë europiane’/ Zhupa fton qytetarët: Të bashkuar në 22 mars kundër pushtetin personal të Edi Ramës

13:17, 17/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së 22 marsit, ora 18:00, para Kryeministrisë.

Në postimin e saj në Facebook nga Tregu i Vasil Shantos, ajo akuzoi kryeministrin Rama për pushtet personal dhe largim të vendit nga integrimi europian, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive.

Postimi i plotë:

Jemi në tregun e Vasil Shantos, ku po vazhdojmë takimet me qytetarët për protestën e datës 22 mars, ora 18:00.

Të gjithë mendojnë njësoj: Edi Rama po punon vetëm për pushtetin e tij, për t’u pasuruar vetë dhe për të mbrojtur bashkëpunëtorët nga drejtësia, që të mos i vijë radha vetë për t’u arrestuar. Ai po e largon çdo ditë e më shumë Shqipërinë nga integrimi europian.

Ndaj, do të protestojmë të shumtë ditën e diel para Kryeministrisë, sepse të gjithë e dimë dhe historia e tregon që një popull që fle, vdes.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco