Një qytetar nga Himara ka denoncuar në 'KAFE SHQETO' një tentativë për tjetërsimin e pronës së tij të trashëguar, duke akuzuar drejtpërdrejt zyrtarë të lartë lokalë për abuzim me detyrën.
Në një lidhje direkte nga Himara me Flavio Qarrin për SYRI TV, Llazar Theodhori tregoi se po i shembin biznesin për t'i hapur rrugë një projekti ndërtimi, pas të cilit qëndron bashkëshorti i shefes së kabinetit të kryebashkiakut të Himarës.
Sipas zotit Theodhori, inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Himarë i janë paraqitur për të shembur objektin e tij, një servis makinash i ndërtuar në vitin 1998, pa pasur asnjë akt ekzekutimi. Ai pohon se inspektorët po veprojnë nën presionin e Blerina Balës, shefes së kabinetit të kryetarit në detyrë të Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo.
Blerina Bala më herët ka mbajtur edhe postin e kryetares në detyrë të kësaj bashkie. Motivi i këtij veprimi, sipas denoncuesit, është ndërtimi i një resorti. Pranë pronës së tij tashmë është vendosur një tabelë me emrin “Jonian Residences”, projekt i cili do të zhvillohet nga kompania në pronësi të Artan Balës, bashkëshortit të zonjës Bala.
Theodhori shpjegon se i është vendosur edhe një gjobë e majme prej 15 milionë lekësh të vjetra, ndërkohë se biznesi i tij ka funksionuar në mënyrë të ligjshme prej vitit 1998, duke paguar rregullisht taksat. Ai bëri të ditur se për pronën ka një proces gjyqësor në zhvillim e sipër dhe se çështja është tashmë në apel. Për këtë rast, ai thotë se i është drejtuar me një letër edhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Situata është bërë emergjente pasi, sipas Theodhorit, atij i është lënë një njoftim poshtë derës ku i bëhet me dije se shembja e objektit do të kryhet mëngjesin e së mërkurës, në orën 08:30.
BISEDA NË STUDIO:
Flavio Qarri: Më thonë që po ndodh diçka me emergjencë aty në pronën tënde, që është pronë e trashëguar brez pas brezi, ku ti ke pasur një servis të vogël makinash. Dhe kanë ardhur për të ta shëmbur apo dhe për të ta marrë pronën?
Llazar Theodhoriu: Për të shëmbur objektin dhe për të marrë pronën, Flavio. Dhe në këtë... po vijnë pa akte... pa akte ekzekutimi. Thjesht kanë rënë në presion , inspektorët të IMT-së së Himarës, nga shefja e kabinetit. Nga shefja e kabinetit që quhet Blerina Bala, investitori është i shoqi i saj.
Flavio Qarri: Një sekond, një sekond, mos më jep shumë informacione përnjëherë se edhe publiku po na ndjek. Tani, ti ke një pronë në Himarë, që është e trashëguar brez pas brezi ku ke pasur një servis të vogël.
Flavio Qarri: Po. Ka një projekt për të zhvilluar pronën tënde nga bashkëshorti i Blerina Balës, që është shefja e kabinetit të Vangjel Tavos, por që më duket se ishte dhe ajo që u caktua kryetare në detyrë.
Llazar Theodhoriu: Po, po. Është e njëjta? Ajo, për e njëjta zonjë që ka qenë ish-sekretare e me me Goron.
Flavio Qarri: Dhe në këto momente që po flasim, te prona jote, ka uniforma të IMT-së Himarë?
Llazar Theodhoriu: Nuk më erdhi letër mua, mua nuk më kanë njoftuar para asnjë gjë. Të premten erdhën si hajdutë atë, me një fjalë, inspektorët e IKMT-së dhe hodhën një si letër poshtë derës, një gjobë 15 milionë lekëshe për një ndërtim që është bërë në vitin 1998 me presionin e shefes së kabinetit. Nuk di gjë sa herë dhe është në dijeni, nuk di gjë sa është në dijeni me një fjalë, kryetari i bashkisë, por nëpërmjet televizionit tuaj i bëj një thirrje prokurorisë së Vlorës, i kam nis sot një letër nga posta e Himarës. I kam nisur edhe prokurorisë së posaçme. Nuk mund të bëjnë, nuk mund të kryejnë një akt me një, të bëjnë pa më njoftuar për një akt ekzekutimi. Pa më njoftuar për prishje vullnetare, me një fjalë, janë komplet jashtëligjshëm. I bëj thirrje policisë së Himarës se ndoshta nesër në mëngjes se e lexova atje te letra se nesër në orën 8:30 do të ekzekutojnë vendimin e tyre. Nuk mund të ekzekutohet një vendim me një fjalë, nga ana ligjore. Ku di gjë, atë po me një fjalë, kanë rënë në presion inspektorët nga Blerina Bala.
Flavio Qarri: Po a ke folur me Blerina Balën, ke komunikuar se Himara vend i vogël është? Llazar Theodhoriu: Nuk kam komunikuar, thjesht më dërgon inspekto..., më, ka dërguar dje në darkë drejtorin e IMT-së, i jam vënë në dispozicion të gjitha letrat e mia që unë jam në procese gjyqësore për këtë pronë. I ka, jam drejtuar para, jemi në proces gjyqësor dhe është pushuar si çështje dhe jam drejtuar brenda afateve, jam drejtuar, jam drejtuar gjykatës, me një fjalë, gjykatës më lartë. Po.
Llazar Theodhoriu: Ju lutem, ju lutem, ju lutem! Nuk di gjë, i lutem kujdo. I lutem policisë nesër, policisë së Himarës, të mos bëhet me një fjalë, bashkëpunëtore e Blerina Balës.
Flavio Qarri: Po ky burri i Blerina Balës, nga e di që do të bëjë një resort aty, ndërkohë që s'e ka marrë akoma, s'e ka përvetësuar.
Llazar Theodhoriu: Të marr në mbrojtje, të vijë të më marrë në mbrojtje. Ka dhe tabelën këtu para. Ka tabelën para, jam në pronë, me një fjalë, në fillim të punës.
Flavio Qarri: Ka vënë tabelë te prona jote?
Llazar Theodhoriu: Nuk di gjë çfarë do bëjnë. Unë jam në procese gjyqësore për pronën.
Flavio Qarri: Ktheje pak nga tabela kamerën me kujdes që ta shohim tabelën, të lutem.
Llazar Theodhoriu: Patjetër.
Flavio Qarri: Po e shoh, po e shohim, po e shohim ndërkohë. Na ndihmon regjia, se e paskemi në një foto më të qartë. Rezidenca, po çfarë pallate aty? Që është nga Artan Bala. Ky është pronari i firmës.
Është burri i Blerina Balës. Që është shefja e kabinetit.
Llazar Theodhoriu: Po.
Flavio Qarri: Ajo tabela është te prona jote?
Llazar Theodhoriu: Jo, kjo nuk është, është e ngjitur me pronën time, me servisin. Ja servisi është i ngjitur. Për këtë objekt bëhet fjalë.
Flavio Qarri: E kuptoj. Janë pak të vështira pamjet, po besoj e dallojmë nga ajo makina aty. Na ndihmo pak me kujdes me kamerën, Llazar, që ta bëjmë më të thjeshtë edhe për ata që po na ndjekin nga shtëpia. Ke kërkuar, ke denoncuar në polici përpjekje të tilla? Ke një avokat, ke folur? Cilat masa ke marrë?
Llazar Theodhoriu: Kjo çështje ka dy vjet që jemi në procese gjyqësore. Shkalla e parë e Vlorës, Gjykata e shkallës së parë të Vlorës e pushoi çështjen për me një fjalë, se , nuk ka njollë, me një fjalë, zona është e pamanaxhuar, duhet, i jam drejtuar sot SPAK-ut...
Me avokatin, me dosje, i jam drejtuar sot SPAK-ut.
Flavio Qarri: Tani, servisin kur e ke ndërtuar ti? Në çfarë viti? Në '98-ën më the?
Llazar Theodhoriu: Në '97-ën dhe '98-ën e kam filluar si aktivitet.
Flavio Qarri: Ke paguar taksat besoj këto vite?
Llazar Theodhoriu: Në 2008-ën jam, jam regjistruar në QKR-në e Tiranës, se Vlora nuk kishte akoma QKR dhe vazhdoj dhe paguaj taksat.
Jam biznes familjar, servis. Ushqeva kalamajtë dhe fëmijët e mi sot kanë ikur në emigrim.
Flavio Qarri: Banorët e Himarës, ke folur me komshinj, me njerëz që kanë të njëjtën situatë me ty?
Llazar Theodhoriu: Në, në këtë tokë që sot të dërgoi, janë tre procese gjyqësore.
Flavio Qarri: E kuptoj. Llazar, ne do të qëndrojmë sigurisht në kontakt me njëri-tjetrin, do të jemi edhe nesër patjetër me sy dhe vesh nga Himara, se po e them këtë me ironi, na pëlqejnë këto rastet e abuzimit kaq galopant me pushtetin. Do të kërkojmë patjetër një reagim edhe nga zonja Bala, edhe nga zoti Tavo dhe sigurisht do të shohim mbi të gjitha që të ketë një zgjidhje të drejtë për atë që po ndodh me pronën, me biznesin tënd. Të kanë kërkuar ta mbyllësh besoj edhe biznesin, përderisa kanë ardhur të ta prishin, apo të kanë kërkuar që të vazhdosh t'i paguash taksat?
Llazar Theodhoriu: Jo, nuk kam marrë asnjë komunikim zyrtar.
Flavio Qarri: Asnjë komunikim zyrtar.
© SYRI.net