Në një intervistë për SYRI TV me gazetarin Arnold Kariqi, avokatja Adriana Kalaja u shpreh se çështja që lidhet me Belinda Balluku, sipas saj, nuk është mbyllur as politikisht dhe as ligjërisht.
Kalaja u shpreh se reagimet e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të Gjermania, tregojnë se hetimet dhe interesimi për këtë çështje vijojnë, ndërsa theksoi se në fokus të diskutimeve mbetet edhe kryeministri Edi Rama. Sipas saj, zhvillimet e fundit mund të sjellin thellim të hetimeve dhe rikualifikim të akuzave në vijim.
Adriana Kalaja: As politikisht nuk është e mbyllur çështja e Ballukut dhe për këtë mjafton të shikoni reagimet e ndërkombëtarëve, të cilat në fakt janë shumë të vonuara, por më mirë vonë se kurrë themi ne tironcit. Kështu që në këtë pikë as politikisht nuk është e mbyllur çështja e Ballukut. Edi Rama e di shumë mirë që kjo nuk është e mbyllur, por këto pasthirrmat e tij, këto reagimet e tij në një situatë goxha të rënduar mendore, e shfaqi edhe në atë debatin pa lidhje fare dhe me atë sulm dhunë verbale që bëri ndaj gazetares së nderuar Ambrozia Meta dhe Edi Rama e di shumë mirë që politikisht çështja e Ballukut nuk është mbyllur për sa kohë që ne kemi një partner shumë të rëndësishëm dhe për të cilin në fakt duhet të shprehim gjithë konsideratën tonë, është Gjermania dhe Gjermania ka ca prova të rënda, jo vetëm për Belindën, por ka prova shumë të rënda për familjen e Edi Ramës dhe mbi të gjitha është Gjermania që në momentin kur në Shqipëri u lanë gjërat në harresë, solli dosjen e Olsi Ramës.
Kështu që, Rama e di shumë mirë këtë, se siç e ka informacionin jo në nivelin e Sali Berishës, se e pranoi dhe vetë shoqja Elisë që informacioni më përpara kalon nga Sali Berisha, po dhe ky si kryeministër ka informacion goxha të zgjeruar dhe jo më kot, përveç se ka marrë informacionin se çfarë po ndodh në Gjermani në raport me mënyrën se si është katandisur shteti shqiptar, po nga ana tjetër edhe ajo, ai shou i pamoralshëm i turpshëm që bëri duke e futur në grackë ambasadoren amerikane në Greqi, tregon qartazi që ky e di shumë mirë që jo vetëm dosja e Ballukut nuk është mbyllur politikisht, por ai e di shumë mirë që fokusi kryesor është te Edi Rama. Ndërkohë, ligjërisht nuk është mbyllur, u tentua me votimin e paligjshëm dhe antikushtetues të kuvendit.
Nga ana tjetër, për sa kohë që kjo deputete sot ngaqë nuk është më ministre, përveç se ka akuza shumë të rënda në kurriz. Në dijeninë time do t'i shtohen jo vetëm faktet penale, për të cilat deri më sot ajo ka një abuzim prej 1.1 miliardë eurosh, po do t'i shtohen edhe akuza të rënda. Do kalojë në rikualifikim të akuzave duke filluar që nga korrupsioni dhe pastrimi i produktit të veprës penale, do të shkohet edhe në hetimin pasuror, sepse unë mendoj që SPAK-u e nisi keq dosjen e Belinda Ballukut, donte të mbante një ekuilibër midis presionit ligjor që i bëhej nga brenda SPAK-ut, qoftë edhe nga ligji, por sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të atashuar në SPAK, por nga ana tjetër donte ta mbante mirë edhe me pushtetin. Se nëse bëjmë një analizë të hollësishme dhe me fakte, Belinda Balluku nuk e mbrojti Edi Rama. Unë kam një teorinë time që Belinda Ballukun e ka mbrojtur Altin Dumani.
© SYRI.net