'Kjo nuk është drejtësi'/ Xhixho: 13 vite retorikë e dyfishtë, për qytetarët burg, për zyrtarët e korruptuar mbrojtje politike

'Kjo nuk është drejtësi'/ Xhixho: 13 vite retorikë e dyfishtë, për qytetarët burg, për zyrtarët e korruptuar mbrojtje politike

13:22, 16/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Erisa Xhixho, zëvendëspresidente e Partia e Lirisë, ka publikuar në rrjetet sociale një video me fragmente nga deklarata të kryeministrit Edi Rama ndër vite, ku ai shprehet në raste të ndryshme se qytetarët duhet të shkojnë në burg.

Në reagimin e saj, Xhixho kritikon standardet e dyfishta në trajtimin e qytetarëve dhe zyrtarëve të lartë, duke theksuar se për 13 vite është përdorur shpesh retorika e burgut ndaj qytetarëve të zakonshëm.

Në postimin e saj ajo shkruan:

“Prej 13 vitesh dëgjojmë ‘burg, burg, burg’ për qytetarët e zakonshëm.

Por kur bëhet fjalë për zyrtarët e lartë dhe të korruptuar, papritur masa qenka shumë e rëndë.

Për qytetarët burg,
për zyrtarët e korruptuar mbrojtje politike.

Kjo nuk është drejtësi.
Kjo tregon qartë se në këtë vend ende nuk ka barazi para ligjit.”

Sipas saj, situata tregon se në Shqipëri vijon të mungojë barazia para ligjit dhe se drejtësia nuk zbatohet njësoj për të gjithë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco