Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në garën për zgjedhjen e Kryetarit të PD, Shkodër.
Sipas të dhënave nga komisioni i numërimit, Ardit Çylybyli zgjidhet kryetari i ri i PD Shkodër.
Procesi ka vijuar i qetë që prej mëngjesit dhe deri në zgjedhjen e Çylybylit në krye të demokratëve të Shkodrës.
Në bazë të numërimit të votave, fituesi Ardit Çylybyli ka siguruar 1083 vota dhe rivali i tij, Gentian Ibro ka marrë 687 vota.
Çylybyli: Falenderoj anëtarët që morën pjesë në votim.
Nga nesër e mbrapa punën e bëjmë të gjithë bashkë. Mesazhi është vetëm bashkim.
Dora ime e shtrirë për çdo anëtarë të PD. Kishte pjesëmarrje jashtë parashikimeve. I shërben zgjimit të strukturave.
© SYRI.net