Qeveria e KosovĂ«s ra dakord qĂ« tĂ« lĂ«shojĂ« leje tĂ« pĂ«rkohshme qĂ«ndrimi pĂ«r 12 muaj pĂ«r pjesĂ«tarĂ«t e komunitetit serb, qĂ« nuk kanĂ« dokumente tĂ« KosovĂ«s, dhe tâi njohĂ« kartat e identitetit tĂ« lĂ«shuara nga autoritetet serbe â gjĂ«ra qĂ« do tâi zbusin pasojat e zbatimit tĂ« plotĂ« tĂ« Ligjit pĂ«r tĂ« huajt dhe pĂ«r automjetet.
Sipas njoftimit të fundit nga autoritetet e Kosovës, zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt dhe për automjetet do të fillojë më 15 mars.
Bazuar në këto ligje, të gjithë ata që nuk kanë dokumente të Kosovës, do të duhet të marrin leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në trafik në Kosovë për më shumë se tre muaj, ose në bazë të autorizimit.
Masat e reja lehtësuese për pjesëtarët e komunitetit serb vijnë pas një takimi që zhvilluan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, më 14 mars në Prishtinë.
Zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt dhe për automjetet kundërshtohet nga pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, përfaqësuesit e tyre politikë dhe sektori civil, të cilët argumentojnë se një gjë e tillë do të ndikojë negativisht te komunitetet pakicë, si dhe te sektorët e shëndetësisë dhe arsimit që veprojnë brenda sistemit të Serbisë në mjediset me shumicë serbe.
Kjo, për faktin se masat do të preknin pjesëtarët e komunitetit serb që nuk kanë dokumente të Kosovës, por jetojnë, punojnë ose studiojnë në Kosovë.
PĂ«r shembull, nĂ« Universitetin e MitrovicĂ«s sĂ« Veriut â i cili vepron brenda sistemit serb â qytetarĂ«t serbĂ« punojnĂ« ose studiojnĂ« dhe do tĂ« duhet tĂ« kenĂ« leje pune ose leje qĂ«ndrimi.
Në praktikë, marrja e lejes për punë ose studime mund të jetë problematike, sepse Kosova nuk i njeh institucionet e Serbisë, duke i konsideruar ato si paralele dhe të paligjshme.
Në konferencën për media me Sorensenin dhe kreun e zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orava, kryeministri Kurti tha se do të vazhdojë të punojë për integrimin e arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës.
Lejet e qëndrimit për punonjësit e shëndetësisë dhe arsimit, shtoi ai, do të lëshohen në mënyrë që serbët vendas të mos mbeten pa shërbime bazë, ndërkohë që integrimi është në proces.
âUdhĂ«heqĂ«sit lokalĂ« do tâi paraqesin QeverisĂ« listat e stafit akademik dhe shĂ«ndetĂ«sor, tĂ« angazhuar nĂ« ofrimin e kĂ«tyre shĂ«rbimeve. KĂ«to lista do tĂ« pĂ«rdoren mĂ« pas pĂ«r tĂ« lĂ«shuar leje tĂ« pĂ«rkohshme qĂ«ndrimi pĂ«r qytetarĂ«t e huaj qĂ« aplikojnĂ« nĂ« MinistrinĂ« e PunĂ«ve tĂ« Brendshme tĂ« KosovĂ«sâ, tha Kurti.
Ai theksoi se e njëjta gjë vlen edhe për studentët serbë që qëndrojnë në Kosovë për arsimim.
Sa i përket zbatimit të plotë të Ligjit për automjetet, për pjesëtarët e komunitetit serb ishte problematike se disa prej tyre, pas heqjes së targave serbe nga përdorimi më 2022/2023, i riregjistruan makinat e tyre me targa qytetesh në Serbi dhe i drejtuan ato me autorizim.
E, ky autorizim përmban të dhënat e kartës së identitetit të shoferit, të lëshuar nga autoritetet serbe për qytetet në Kosovë, të cilat Prishtina zyrtare nuk i njeh, por i ka toleruar deri më tani.
Presidenti i SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiq, tha nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Radio Televizionin e SerbisĂ« mĂ« 12 mars se pret ndihmĂ« edhe nga âevropianĂ«tâ lidhur me zbatimin e plotĂ« tĂ« ligjeve pĂ«r tĂ« huajt dhe automjetet, duke shtuar se âjemi nĂ« rrugĂ« pĂ«r tĂ« gjetur zgjidhje qĂ« nuk do tĂ« nĂ«nkuptonin katastrofĂ« pĂ«r popullin serbâ.
Protesta dhe thirrje për shtyrje të zbatimit
Një grup studentësh dhe profesorësh në Universitetin e Mitrovicës së Veriut mbajtën disa protesta kundër zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt, duke paralajmëruar se zbatimi i tij do të ndikojë në funksionimin e fakulteteve që punojnë nën sistemin serb.
ZyrtarĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« KosovĂ«s, pĂ«rfshirĂ« kryeministrin Albin Kurti, kanĂ« thĂ«nĂ« nĂ« disa raste se, pĂ«rveç zbatimit tĂ« Ligjit pĂ«r tĂ« huajt, duhet tĂ« punohet edhe pĂ«r integrimin e kujdesit shĂ«ndetĂ«sor dhe tĂ« arsimit serb, sepse âsistemi i dyfishtĂ« nuk Ă«shtĂ« i qĂ«ndrueshĂ«mâ.
Bashkimi Evropian deklaroi më herët për Radion Evropa e Lirë se statusi i strukturave dhe shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe arsimor, të mbështetura nga Serbia në Kosovë, do të zgjidhet brenda kornizës së dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, në përputhje me marrëveshjet e arritura dhe ligjet aktuale të Kosovës.
Beogradi zyrtar këmbëngul, gjithashtu, në integrimin e kujdesit shëndetësor dhe të arsimit në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, ashtu si edhe Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e autoriteteve aktuale në Serbi.
Më herët, disa organizata joqeveritare serbe listuan pasoja të ndryshme për komunitetin serb, për shkak të zbatimit të këtyre dy ligjeve, dhe bënë thirrje për dialog dhe gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi.
Si u zhvillua faza e parë e zbatimit të ligjit?
Gjatë dy muajve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, në kuadër të një fushate informuese, lëshoi udhëzime për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe automjetet, zhvilloi diskutime me qytetarët, hapi një linjë telefonike informacioni dhe Qeveria formoi një grup pune me ekspertë.
MegjithatĂ«, njĂ« grup i OJQ-ve serbe tha se tĂ« gjitha aktivitetet e autoriteteve tĂ« KosovĂ«s ishin âvetĂ«m formaleâ, pa mbĂ«shtetje tĂ« vĂ«rtetĂ« nĂ« terren.
Në këtë kontekst, OJQ-ja Aktiv tha më 2 mars se qytetarët nuk kanë ende përgjigje në pyetjen kryesore: si do të zbatohet në praktikë Ligji për të huajt dhe ai për automjetet?
Por, sipas udhĂ«zimeve dhe broshurave tĂ« publikuara nga Ministria e PunĂ«ve tĂ« Brendshme e KosovĂ«s, qĂ« nga 16 marsi, kushdo qĂ« nuk ka dokumente tĂ« KosovĂ«s, do tĂ« duhet tĂ« ketĂ« njĂ« leje qĂ«ndrimi tĂ« pĂ«rkohshme dhe tâi pĂ«rmbushĂ« kushtet tjera tĂ« pĂ«rcaktuara me ligj, varĂ«sisht nga qĂ«llimi i qĂ«ndrimit.
Një leje qëndrimi duhet të kërkohet brenda 72 orëve nga hyrja në Kosovë.
Gjithashtu, shtetasit e huaj mund të qëndrojnë në Kosovë deri në 90 ditë, dhe çdo qëndrim më i gjatë kërkon paraqitjen e kërkesës për leje qëndrimi.
Nëse dikush i shkel këto rregulla, autoritetet kompetente mund të marrin masa të përcaktuara me ligj, të cilat mund të përfshijnë revokimin e lejes së qëndrimit, vendosjen e gjobës, dëbimin ose ndalimin e hyrjes në territorin e Kosovës.
Ligji për automjete përcakton që një automjet me targa të huaja, përfshirë targat serbe, nuk mund të drejtohet për më shumë se tre muaj.
Nëse dikush nuk i përmbahet këtij ligji, policia mund të shqiptojë gjobë deri në 200 euro.
Reagimet e Beogradit
Zbatimi i plotĂ« i ligjeve pĂ«r tĂ« huajt dhe automjetet nĂ« KosovĂ« Ă«shtĂ« kritikuar ashpĂ«r edhe nga Beogradi, i cili i ka pĂ«rshkruar si âmasa diskriminueseâ.
Në fund të shkurtit, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i tha përfaqësuesit special të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, se zbatimi i rreptë i këtyre ligjeve do të rrezikonte më shumë se 10.000 serbë që jetojnë dhe punojnë në Kosovë.
Ai vlerĂ«soi se zbatimi i tyre do tĂ« çonte nĂ« âspastrim administrativ etnik tĂ« serbĂ«veâ.
Ai, po ashtu, tha se Ă«shtĂ« e nevojshme qĂ« tĂ« diskutohet urgjentisht draft-statuti i Asociacionit tĂ« komunave me shumicĂ« serbe, tĂ« cilin e pĂ«rshkroi si âgurthemel tĂ« mbrojtjes sĂ« tĂ« drejtave kolektive dhe individuale tĂ« serbĂ«veâ.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe u dakordua në vitin 2013 me Marrëveshjen e parë të Brukselit, ndërsa për parimet u arrit pajtimi në vitin 2015.
Ai përmendet edhe në Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve, të cilën Kosova dhe Serbia e pranuan në vitin 2023, e pas së cilës Bashkimi Evropian hartoi një draft-statut. /REL/
© SYRI.net