Tensionet e brendshme politike në Kosovë, veçanërisht përplasjet mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, po shihen si një kërcënim serioz për marrëdhëniet strategjike të vendit, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, analisti Berat Buzhala bëri një analizë të thelluar politike, ku sipas tij, veprimet e fundit të Kurtit për të anashkaluar Osmanin mund të riaktivizojnë rrezikun e një përplasjeje diplomatike me aleatin kryesor të Kosovës.
Buzhala theksoi se presidentja Osmani ka luajtur një rol vendimtar në forcimin e lidhjeve me SHBA-në, duke shërbyer si një kundërpeshë stabilizuese ndaj qasjeve të Kurtit.
Gjithashtu analisti reshtoi disa arritje të saj diplomatike, përfshirë kontributin në heqjen e sanksioneve të BE-së dhe sigurimin e mbështetjes nga figura të larta amerikane si senatori Marco Rubio, vlerësohen si thelbësore.
Intervista në studio:
Buzhala: Na ka shërbyer në disa drejtime. Kanë mbajtur kontratë kontakte të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, posaçërisht vitin e fundit. Arriti, u kap diku. Nuk ka qenë kaq mirë. E gjet diku një vegëz, një kapëse edhe arriti me u kap edhe në atë në mënyrë spektakolare.
Xhelozia ka pak, personalisht, po për vendin ishte mirë. Si është e mundun t'i shikojmë me ia heq kokën dikujt në momentin që po do me i ndihmuar vendit. Kjo ishte e para. E dyta, Vjosa na ka ndihmuar te heqja e sanksioneve që na i ka vënë Bashkimi Europian. Janë disa, na ka ndihmuar Vjosa te disa njohje. Pastaj e tha edhe te ti në intervistë. Marco Rubio e ka thënë konkretisht, trego ku mund me të ndihmuar. Marco Rubio i ka thënë, po du me ardh edhe me taku me vizitu Kosovën. Pra, ne kemi nevojë për këtë lloj të politikanit. Cila është pak hakmarrëse, po punë e madhe.
Tash pse çohesh ti me godit dikë në pikun e karrierës së vet? Këtë vetëm Albini mund me e shpjegu, është e pashpjegueshme. Logjikisht është e pashpjegueshme, patriotikisht është e pashpjegueshme. Sepse, unë i kuptoj zenkat ndërpolitike. Po ti me heq aktorin kryesor, e cila po ta, hej, Presidenti i Amerikës po të thotë, kur ke probleme me Serbinë, thirrëm mu.
Peka: Dhe po bën shumë punë të madhe.
Buzhala: Dhe po bën shumë. Qoftë edhe simbolikisht, hiç s'ka lidhje a a e kap ai telefonin, a s'e kap telefonin, sepse Vuçiçi nuk do të jetë më kurrë i sigurtë. Një mend ka me e kap telefonin Vjosa Osmanit. Se ai, ajo pjesë, unë e kam ndarë atë pjesë në fillim edhe kam thënë, bravo të qoftë, kam shkruar, kam thënë bravo të qoftë, sepse nëse vjen presidenti, ata, shumica e vendeve aty ishin mosnjohëse. Argjentina, kishte plot vende që s'e kishin njohur. Edhe ai pe, single out-ojnë, pe ndan Vjosën edhe i thotë po bën punë të shkëlqyeshme, thirrëm kur ke probleme.
Peka: Dhe ato vende janë të detyruara ta njohin, përderisa janë në një bord bashkë.
Buzhala: Kjo është, domethënë, mua më ka, mua më ka pas çarmatosur si gazetar kritik i saj. Kam thënë, fine, vazhdoj me të lënë.
© SYRI.net