Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian (CoR), ka vendosur ta heqë përdorimin e fusnotës në emrin e Kosovës në dokumentet dhe komunikimet e tij, njoftoi të enjten Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).
AKK shkroi në Facebook se u njoftua nga CoR-i se në opinionin e tij më të fundit mbi Paketën e Zgjerimit të BE-së 2025 për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, ka vendosur që në dokumentet dhe komunikimet e tij publike të ndërpritet përdorimi i emërtimit Kosovë me fusnotë, dhe të përdoret thjesht Kosovë.
Ky vendim vlen për dokumentet dhe komunikimet e Komitetit të Rajoneve, tha Asociacioni.
Për shembull, ky komitet e përdori fusnotën në emrin e Kosovës së voni, kur në maj 2025 njoftoi në uebsajtin e vet për takime me politikanë lokalë dhe rajonalë nga Shqipëria, Kosova dhe Moldavia, synimi i të cilave ishte përshpejtimi i përgatitjeve për anëtarësim në BE.
I themeluar më 1994, Komiteti Evropian i Rajoneve është Asambleja e Bashkimit Evropian e përfaqësuesve lokalë dhe rajonalë.
Në uebsajtin e vet, CoR thotë se është zëri i rajoneve dhe qyteteve në BE, dhe se i përfaqëson autoritetet lokale dhe rajonale në të gjithë Bashkimin Evropian dhe jep këshilla për ligje të reja që kanë ndikim mbi rajonet dhe qytetet.
Ăka Ă«shtĂ« fusnota?
MĂ« 24 shkurt tĂ« vitit 2012, nĂ« kuadĂ«r tĂ« dialogut pĂ«r normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve, Kosova dhe Serbia arritĂ«n njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r pĂ«rfaqĂ«simin rajonal, qĂ« mĂ« vonĂ« u bĂ« e njohur si âmarrĂ«veshja e fusnotĂ«sâ.
NĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«saj marrĂ«veshjeje, fusnota do tâi shtohej emrit tĂ« KosovĂ«s sa herĂ« qĂ« vendi do tĂ« pĂ«rmendej, pĂ«r ta mundĂ«suar pĂ«rfaqĂ«simin nĂ« konferenca e iniciativa tĂ« ndryshme rajonale e ndĂ«rkombĂ«tare.
âKy pĂ«rcaktim Ă«shtĂ« pa paragjykime ndaj statusit dhe nĂ« pĂ«rputhje me RezolutĂ«n 1244 tĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« OKB-sĂ« dhe me opinionin e GjykatĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« DrejtĂ«sisĂ« pĂ«r aktin e shpalljes sĂ« pavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«sâ, thuhej nĂ« marrĂ«veshje.
Në vitet pas nënshkrimit të marrëveshjes, emrit të Kosovës i bashkëngjitej gjithnjë edhe simboli i fusnotës në dokumente të OKB-së, BE-së e institucioneve të tjera ndërkombëtare.
Por, së voni, megjithatë, në disa dokumente - si në rezoluta të Parlamentit Evropian, apo në dokumentet e Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi - fusnota nuk e ndiqte emrin e Kosovës.
Kosova dhe Serbia nuk kanë bërë hapa për ta zbatuar marrëveshjen e 2023-ës për normalizim të marrëdhënieve dhe Beogradi zyrtar vazhdon të mos e njohë pavarësinë e fqinjit.
Pavarësinë e saj nuk e njohin as pesë vendet e BE-së: Spanja, Rumania, Qiproja, Sllovakia dhe Greqia.
Kosova njihet nga 121 shtete./ REL/Â
© SYRI.net