Mbrojtja e Ramës për Ballukun/ Hoxhaj: Kryeministri po mbron veten nga drejtësia

16:51, 09/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mbrojtja publike dhe deri në limitet e skajshme që Kryeministri Edi Rama i bëri ish-zëvendëses së tij, Belinda Balluku, shihet si një lëvizje strategjike për të mbrojtur veten dhe për t’i vënë “kapak” sistemit të drejtësisë që ai vetë e krijoi.

Sipas analizës së gazetarit Julian Hoxha të bërë në edicionin e pasdites së lajmeve në SYRI TV, ky veprim përbën një ecje “kundër rrymës” dhe në kundërshtim të plotë me propagandën e vetë Ramës për reformën në drejtësi dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë.

Prej vitesh, kryeministri ka deklaruar se askush nuk do të jetë i mbrojtur nga drejtësia, por mbrojtja e Ballukut tregon një tjetër realitet. Argumentohet se kur hetimet e SPAK iu afruan “paradhomës” së kryeministrit, ai ndjeu rrezikun real se sistemi që ndërtoi mund të godiste edhe atë. Rrjedhimisht, rasti i Belinda Ballukut konsiderohet si një mbrojtje e drejtpërdrejtë që Rama i bën vetes.

Julian Hoxha: Në këtë rast për herë të parë pas po themi 10 vjetësh, pas miratimit të reformës në drejtësi, kemi të bëjmë me një ecje kundër rrymës, kundër propagandës në fakt që vetë kryeministri Rama ka bërë në lidhje me sistemin e drejtësisë dhe që ne i kemi transmetuar edhe gjatë ditës së sotme një përmbledhje të deklaratave të tij, ku bëhet fjalë për heqjen e imunitetit apo lejimin e organeve të drejtësisë në rastin konkret të SPAK-ut për të arrestuar zyrtarë të lartë që në këtë rast janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Pra, sot Edi Rama, në fakt e kishte paralajmëruar që prej tre muajsh tashmë, ka vendosur që t'i japë të shtymën e fundit po themi, sistemit të drejtësisë, asaj drejtësie që e ka ndërtuar ashtu siç thotë ai vetë, siç e ka dashur vetë dhe që i ka shërbyer atij sa herë që ka dashur në të gjitha format. Edhe këtë herë, kur me gjasë ka pasur një lloj ndikimi edhe të jashtëm, një lloj presioni edhe të jashtëm, drejtësia shkoi në paradhomën e Edi Ramës, ai ndjeu rrezikun real po themi që ky sistem mund ta godasë edhe atë. Dhe rasti i Belinda Ballukut, në këndvështrimin tim, e kam thënë dhe herë të tjera, të tjera, është padyshim mbrojtje e drejtpërdrejtë që Edi Rama i bën, po themi, vetes së tij në, në të gjithë këtë diskutim.

Edi Rama është i përfshirë drejtpërdrejtë te dosjet, tek aferat e Belinda Ballukut dhe ka qenë ai autori dhe sigurisht që ne kemi ngritur pyetje të shpeshta, kemi ngritur për shembull që në fillim pyetjen se kush e organizoi dhe kush ishte kreu i delegacionit të takimit në Turqi ku u, po themi, u projektua apo u firmos në parim një lloj marrëveshje apo u përzgjodh fituesi i kompanisë që do të ndërtonte pikërisht tunelin e Llogarasë. Dhe ne kemi një foto publike ku shohim kryeministrin e vendit, zëvendës kryeministrin e asaj kohe Arben Ahmetaj dhe ministren e infrastrukturës në atë kohë Belinda Balluku. Pra, në atë takim me biznesmenët turq ka qenë Edi Rama. Dhe për këtë sigurisht që mund ta fajësojmë Belinda Ballukun, por nuk mund të themi apo nuk mund të shfajësojmë dot Edi Ramën. Sepse duhet që njëkohësisht si Belinda Balluku të mbajë të njëjtën përgjegjësi edhe Edi Rama.

Janë afera të ndryshme. Sot Edi Rama ka dalë dhe mua më bëri përshtypje në fakt, ka numëruar rrugët, ka bërë një listë po themi me rrugët të cilat janë ndërtuar gjatë periudhës që Belinda Balluku ka drejtuar ministrinë e infrastrukturës. Nuk e kam dëgjuar kurrë Edi Ramën në fakt që të bëjë elozhe të kësaj natyre për drejtuesit apo për varësit e tij, ministra. Dhe në këtë rast Edi Rama ka shtuar elozhe pafund. Belinda Balluku ka menaxhuar, po themi, ka qenë ministrja që ka menaxhuar më shumë buxhet se çdo ministër tjetër në këtë qeveri. Dhe sigurisht, Belinda Balluku është edhe njeriu që dashur apo pa dashur, por në këtë rast, të paktën deri më tani nga prokuroria e posaçme na rezulton me dashje, ka pasur edhe shpërdorimin më të madh të fondeve publike. SPAK pak deri para pak javësh na deklaroi se po heton të paktën 11 procedura prokurimi ku Belinda Balluku dyshohet se ka ndikuar drejtpërdrejtë në orientimin e fituesit të tenderave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco