Belinda Balluku, i ka dorëzuar stafetën Enea Karakaçit në krye të ministrisë së Infrastrukturës, pavarësisht vendimit të GJK, që e pezulloi nga detyra. Ndërsa Kuvendi pritet të vendosë javën e ardhshme për imunitetin e saj, Balluku pretendoi se do përballet me drejtësinë dhe nuk ka penguar kurrë hetimet ndaj saj.
Nga SYRI TV
As vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për pezullimin nga detyra, nuk e pengoi Belinda Balluku që të shfaqej sot ne detyrë, për t'i kaluar stafetën bashkëpunëtorit të saj të ngushtë, Enea Karakaçit. Në fjalën e saj, para, stafit të ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK, për shkelje të barazisë në tendra dhe që sipas organit të akuzës rrezikon deri në 35 vite burg, u shpreh se ajo ka punuar gjithmonë, duke ndjekur shembullin e kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti si shkolla më e mirë.
Megjithëse pretendon se nuk ka penguar hetimet ndaj saj dhe do të përballet me drejtësinë, Balluku,vijon të mbajë mbrurojen e imunitetit duke mos pranuar ta japë dorëheqjen nga mandati i deputetes.
Ndërsa janë shpenzuar 1.1 miliarde, për invetime në rrugë, të cilat janë shembur, Belinda Balluku u shpreh krenare për akset rrugore që ka ndërtuar ndërsa ka drejtuar ministrinë e Infrastrukturës.
Deklaratat e ish-zvkryeministres vijnë ndërsa kuvendi do të vendosë për fatin e saj, në seacën e 12 marsit ku do të votohet kërkesa e SPAK, që ka kërkuar parlamentit, autorizimin për t'i vënë prangat Belinda Ballukut.
© SYRI.net