Lufta në Lindjen e Mesme/ PD kërkon seancë dëgjimore me Edi Ramën

Lufta në Lindjen e Mesme/ PD kërkon seancë dëgjimore me Edi Ramën

14:25, 06/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin e Jashtëm i kanë kërkuar kryetarit të Komisionit për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme, Igli Hasani, thirrjen e një mbledhjeje urgjente për shkak të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme kanë kërkuar mbledhje urgjente në një kërkesë që i drejtohet kryetarit të komisionit, Igli Hasani. Deputetët propozojnë që më 9 mars 2026 të zhvillohet një seancë ku Rama të informojë mbi situatën dhe masat që janë marrë nga qeveria.

Kërkesa e plotë e deputetëve të Partisë Demokratike drejtuar Komisionit për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme: 

“Ne, një grup deputetësh, anëtarë të Komisionit për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme, kemi ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimin e sulmeve në rajon. Duke pasur parasysh zhvillimet e shpejta dhe të paparashikueshme në atë zonë dhe mundësinë e një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës, në mbështetje të nenit 32, pika 2 dhe nenit 36, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë mbledhjen e Komisionit për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme në një seancë dëgjimore me Kryeministrin Edi Rama më datë 9 mars 2026. Qëllimi i kësaj seance është informimi mbi masat e marra për sigurinë e jetës së shtetasve shqiptarë që jetojnë në zonat e rrezikuara, si dhe mbi vlerësimin e rrezikut që mund t’i kanoset vendit tonë dhe nivelin e bashkëpunimit me aleatët përballë këtyre rrethanave”, thuhet në kërkesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco