‘Të gjithë nga vetja e kemi’: Thumbat e Elisës për të pandehurën Balluku

‘Të gjithë nga vetja e kemi’: Thumbat e Elisës për të pandehurën Balluku

20:17, 05/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë debatit me kryedemokratin, Sali Berisha, në sallën e parlamentit, Elisa Spiropali nuk e ka fshehur zemërimin me Skëndebeun e saj, i cili zgjodhi t’i nënshtrohej Belinda Ballukut dhe e shkarkoi nga detyra e ministres së Jashtme.

E para që hodhi kunjat ishte Elisa Spiropali, e cila në momentin që u përmend nga deputetët e opozitës tha se i vinte keq që ishte larguar nga qeveria pas një paralajmërimi të Berishës.

Kur kryedemokrati i tha se të ka shkarkuar Balluku, Elisa nuk u kujdes aspak që të fshihte zemërimin e saj teksa kinse po replikonte me Berishën, tha se, “të gjithë nga vetja e kemi”.

Ligjërimi në numrin shumës, “të gjithë nga vetja e kemi”, ishte tregues i qartë i thumbimit që Elisa Spiropali hodhi në drejtim të Belinda Ballukut, duke aluduar se pozitën në të cilën ndodhet, me një kërekës për arrestim nga SPAK, nga vetja e ka.

Replika në Kuvend:

Elisa Spiropali: Jam e qartë, jam e qetë, e vetmja gjë për të cilën më vjen keq, është që largimin tim e paralajmëroi Sali berisha në sallën e kuvendit dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur, që i doli fjala, jo për gjë tjetër.

Sali Berisha: Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara. Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët. Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia? Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote, se jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoheshe se tani do bëheshe ti zëvendëskryeministre, nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra, kloni i Lubisë. Ja ku e ke klonin! Ti ke probleme të mëdha në shkenca. Kjo është kloni. Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha atë, se për Sali Berishën, Edi Rama të lartësonte njëlloj siç lartësoi këtë klonin e Lubisë, por e ke nga vetja jote se more përpjetë ti. Iku Lubia, the tani, ja shiheni, unë do jem Lubia juaj tani, u thoshte kjo. Dhe këta të dhanë atë që meritove.

Elisa Spiropali: Shkakton një lloj emocioni të kthehesh të bësh replika në kuvend me Sali Berishën, por të gjithë e kanë nga vetja! Asnjë nuk e ka nga të tjerët! Unë nga vetja! Ti nga vetja! Të gjithë nga vetja! Për veten mbajmë përgjegjësi në këtë dhë, prandaj të shohim ku ishim e të shohim ku do jemi në të ardhmen. etja është ajo që na sjell ku jemi dhe vetëm për veten mbajmë përgjegjësi, për të tjerat nuk mbajmë përgjegjësi.

Pas këtyre replikave, për të frenuar ndonjë kunj tjetër të mamicës ndaj Ramës e Balluku, ka ndërhyrë Niko Peleshi duke mbyllur kështu replikat dhe vijuar seancën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco