Seanca gjyqësore ndaj Ilir Meta dhe të pandehurve të tjerë është shtyrë për më 12 mars për shkak të mungesës së avokatëve të Pirro Xhixhos.
Ish-presidenti Meta ishte i pranishëm në seancën e zhvilluar këtë të enjte në gjykatë.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme u përfaqësua nga Altin Dumani. Gjykata vendosi që shqyrtimi i çështjes të vijojë në seancën e radhës më 12 mars.
© SYRI.net