Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe deputeti në Kuvend, Tedi Blushi, njoftoi depozitimin e projektligjit që synon uljen e çmimit të karburanteve.
‘E mbajtëm fjalën! Depozituam në Kuvend projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve.’ shkruan Blushi në reagimin e tij në rrjetet sociale.
Sipas tij, nisma synon të mbrojë interesin e familjeve shqiptare përmes një uljeje të drejtpërdrejtë të çmimit të karburanteve.
‘Nga sot, çdo deputet është në provë: do të votojë për qytetarët apo do të vazhdojë të mbrojë interesat e fshehta dhe financiare me oligarkët e naftës.’
Blushi theksoi se votimi i projektligjit do të jetë një test për deputetët, duke treguar nëse prioritet i tyre janë qytetarët apo interesa të tjera.
‘Tani është koha që secili deputet të tregojë në dritën e diellit se çfarë interesi mbron!’ përfundoi reagimin e tij deputeti Tedi Blushi.
© SYRI.net