Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, denoncoi skandalin më të fundit në administratën socialiste.
Këtë herë dy drejtues të IKMT u rrahën mes tyre. Sipas Nokës, kunati i Ergys Agasit ka dhunuar Fatmir Metën në zyrë.
POSTIMI I PLOTË:
Rrahje mes drejtorave. Ky djathtas rreh atë majtas. Djathtas Klesti Çela, drejtor i Mjedisit në #IKMT.
Është kunati i Ergys Agasit, koordinatorit të krimit. Bashkë me 3 të tjerë rrahin drejtorin Fatmir Meta në zyrë.Majtas Fatmir Meta, drejtor i Ekzekutimit të Vendimeve të IKMT-së. E keni parë kudo duke u sharë me banorët në Theth, bregdet e gjetkë. Kamikaz i pushtetit.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit drejtohet nga Afrim Qëndro. Lere mos e pyet!
Një levë e vjetër në skandalet socialiste.
Fundërri #PS-je. Llumi i tyre.
© SYRI.net